Në 10 vitet e fundit, ndryshimet në teknologji kanë qenë të vazhdueshme, ndërkohë, përshtatja e bizneseve për të ecur me ritmin e këtyre ndryshimeve është shndërruar në një domosdoshmëri.
Në grafikun më poshtë, të krijuar nga të dhënat që INSTAT ka publikuar, shihet qartë përdorimi i kompjuterave ndër vite, në ndërmarrje. Rritja ka qenë e qëndrueshme dhe në industri specifike, teknologjia përdoret nga 100% e punonjësve.
Logical, në këto 10 vite, ka qenë një kontribues aktiv në tregun shqiptar për të ndihmuar bizneset në industritë horeca, distribucion & pakicë, të përqafojnë transformimin digjital. Zgjidhjet teknologjike të ndërtuara direkt për tregun shqiptar nga programues të brendshëm, edhe pse në fillimet e veprimtarisë shiheshin si kosto, tashmë perceptohen si një nga investimet më thelbësore në përmirësimin 3D të aktivitetit të biznesit.
Fig.1 INSTAT – Përdormi i i kompjuterave në ndërrmarrje si pjesë e procesit të transformimit digjital
Risitë që solli në treg në vitin 2012 Logical
Por, cilat ishin disa nga risitë teknologjike që solli Logical?
Kanë qenë tre programet kryesore me të cilat Logical si startup ka nisur veprimtarinë e biznesit:
- logiPOS, programi që shërben për shtjen në kasë. Gjithashtu lejon shtimin e programeve të besnikërisë dhe menaxhimin e stokut. Integrimi në markete i kësaj teknologjie përshpejtonte punën, ruan të dhënat, ulte gabimin njerëzor, ndihmonin menaxherët të monitoronin më mirë procesin e punës, automatizon rrjetin e dyqaneve.
- logiBAR, programi që ndryshoi tërësisht menaxhimin e proceseve të punës të një bari apo restoranti. Çdo veprim regjistrohej në sistem, printimi i faturës bëhej shumë i lehtë, stoku mbahej lehtësisht nën monitorim, në fund të ditës menaxhari mund të kontrollonte totalin e shitjes dhe të të ardhurave, dhe ndërkohë të bënte furnizimet e nevojshme bazuar në raportet e stokut. Kjo çoi në automatizimin e rrjeteve të lokaleve.Porosit këtu edicionin e 30-të të Business Magazine!Artikulli u publikua më parë në faqen 58 të numrit 30 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 30 të saj.
- webFLEX – aplikacioni i parë Android, krijuar për flotat e shitjes në terren, marrjen e porosive, gjenerimin e faturave, kontrollin e stokut në kohë reale. Edhe sot, pas 10 vitesh, mbetet një nga programet lider në industrinë e distribucionit.
Në vijim, bazuar në nevojat e tregut, u zhvilluan programe më të sofistikuara për organizimin e stoqeve, raporte specifike me të dhënat e shitjeve apo të skuadrave që shisnin në terren, matja e performancës përmes KPIs, zhvillimi i programeve të besnikërisë, integrimet me programet e avancuara të financës, përcaktimi i roleve dhe ndarja e të drejtave sipas tyre.
Automatizimi i proceseve që solli rritjen e standardit të bizneseve
Integrimi i sisemeve në kompanitë e para bëri menjëherë diferencën në proceset e punës. Mund të thuhet pa ndrojë që përdorimi i zgjidhjeve teknologjike e bënte punën më të saktë, më të matshme dhe me efikasitet të lartë. Tashmë, financieri nuk kishte pse të merrej me faturat por ti monitorone ata nga ekrani i kompjuterit. Ndërkohë, bizneset filluan të kuptojnë rëndësinë e roleve të ndara, pasi janë vetë sistemet që kërkojnë të kesh strukturë që të mund ti përdorësh. Nga rezultatet e klientëve në shitje dhe në performancë, aplikimi i modeleve më digjitale të bizneseve ka bërë që puna të ketë një ciësi më të lartë, dhe performanca e punonjësit të jetë më e matshme përmes KPI-ve që monitorohen nga sistemet.
Çfarë duan bizneset?
Logical nuk ka rreshtur së plotësuari nevojat e tregut, duke ofruar zgjidhje që janë të domosdoshme për të menaxhuar proceset e punës. Edhe pse sot ka në portofol 15 programe për 4 industri të ndryshme, ka ende hapësira për inovacion dhe risi (shihni foton).
Fig.2 PROGRAMET -Secili kuadrat i mbushur përfaqëson një nga programet / aplikaicionet e krijuara ndër vite (katrorët bosh janë për programet në zhvillim dhe perspektivat e së ardhmes)
Dy programet që mund të theksojmë, pasi vitet e fundit ka pasur një fluks klientësh për ti përdorur dhe aplikuar në modelet e tyre të biznesit, janë programet e besnikërisë (logiMARK) dhe programet për menaxhimin dhe monitorimin e stokut në të gjitha nivelet (flexLOGISTICS).
Loyalty programs (programe marketingu)
Programi i besnikërisë, që gjithashtu njihet si zgjidhje e marketingut ofron opsione që ndihmojnë bizneset të nxisin sjellje konsumatore për ta bërë atë më besnik. Programi krijon llogari klienti, kupona dhuratë, zbritje në faturë, mbledhje pikësh, mbedhje dhe menaxhim të dhënash (CRM) të klientit. Kjo ndihmon që të ketë fushata më të suksesshme marketingu e si rrjedhojë më shumë shitje.
Warehouse Management Systems 3D (programe magazinash)
Programi për menaxhimin e magazinave zgjidh problemet e stokut. Duke pasur çdo njësi të regjistruar në sistem, duke monitoruar hyrjet dhe daljet nga shitja dhe blerja e artikujve, montorimi i stoqeve dhe mbajtja e tyre në nivele optimale bëhet më e lehtë. Kjo kursen shumë kosto dhe përshpejton proceset. Një arritje shumë e madhe e përdorimit të sistemeve të tilla, ka reduktuar në masë ‘humbjet’ e pajustifkuara të stokut që më përpara përbënte burim kostosh të larta për bizneset që ju duhet të monitoronin sasi të mëdha artikujsh.
Programe në 5 gjuhë
Logical ka tashmë shtrirje rajonale. Programet janë implementuar në Kosove, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Bosnjë & Hercegovinë. Respektivisht, programet janë në 5 gjuhë, shqip, anglisht dhe gjuhët respektive të vendeve më lartë.
Zyrat e Logical & përgjegjësia sociale
Në Logical nuk janë vetëm programet të cilave ju kushtohet një rëndësi e veçantë, por edhe ambjenti ku zhvillohet aktviteti. Të gjithë mbeten të habitur kur vizitojnë ambjentet pasi mund të thuhet pa hezitim që projekti i zbatuar nuk është aspak konvencional apo i ngjashëm me zyrat standarte që jemi mësuar të shohim apo të punojmë.
Fig.3 Hyrja e zyrave të LOGICAL
Jeshilja mbizotëruese, që lidhet me identitetin e kompanisë, të jep një ndjesi relaksi, ndërsa bimët të shpërndara kudo nëpër zyrë me konceptin “open-space” të bën të kuptosh që ambjenti është i shëndetshëm dhe i pastër.
Fig.4 Pamja e zyrave të LOGICAL nga jashtë
Logical është literalisht në “cloud” pasi zyrat ngjajnë me një urë lidhëse me dy godinave dhe poshtë tyre është hapësirë. I gjithë dizanji është i hapur, me zyra me xham që përcjellin besim. Struktura organizative është e sheshtë, për të të bërë të ndihesh më shumë pjesë e së tërës. Në zyrë mund të dëgjohet gjatë gjithë ditës një muzikë e qetë në sfond, për të rritur komoditetin dhe frymë më pozitive e harmonike.
Fig.5 Dyshemeja e branduar dhe me jeshilen mbizotëruese
Fig.6 Zyrat Logical në një ditë të zakonshme pune
Mbi 100 intershipe në 10 vite për të rinjtë
Përveç hapësirave të punësimit, Logical ka qenë pjesëmarrëse dhe në projekte që demostrojnë një nga pikat e filozofisë së saj, që ka të bëjë me përgjegjësinë sociale. Në 10 vite, kanë ofruar mbi 100 intershipe profesionale për studentë dhe të rinj, prej të cilët, në bazët të performancës së tyre, janë ofruar dhe hapësira punësimi.
Fig.7 Në foto shohim praktikantët që janë të integruar njëjtë si punonjësit për të marrë maksimumin e eksperiencës së tyre të parë të punës
Industritë fokus të së ardhmes: Hoteleri-Turizmi & Real Estate
Për të ardhmen kanë plane të mëdha. Nuk japin më shumë detaje, përveçse thonë që do jenë dy industri fokus, për të cilat po punojnë të sjellin programe inovative shumë të nevojshme: hoteleri-turizëm & real-estate. Ka shumë punë për t’u bërë, por ekspertiza e akumuluar në vite i ndihmon të kuptojnë shpejt cilat janë emergjencat e tregut, dhe të veprojnë në kohë.
Porosit këtu edicionin e 30-të të Business Magazine!
Artikulli u publikua më parë në faqen 58 të numrit 30 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 30 të saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.