52 kompani gjermane thirrje sipërmarrjeve shqiptare: Të rrisim bashkëpunimin në fushën e eksporteve - Business Magazine Albania

52 kompani gjermane thirrje sipërmarrjeve shqiptare: Të rrisim bashkëpunimin në fushën e eksporteve

52 kompani gjermane thirrje sipërmarrjeve shqiptare: Të rrisim bashkëpunimin në fushën e eksporteve

Biznesi gjerman i bën thirrje sipërmarrjeve shqiptare për bashkëpunim në fushën e eksporteve. Janë 52 kompani të përzgjedhura gjermane, që nëpërmjet institucionit të tyre përfaqësues në Shqipëri, Dhomës Gjermanë të Industrisë dhe Tregtisë, bëjnë thirrje për të siguruar bashkëpunim me kompani shqiptare, në fusha të ndryshme.

Thirrja bëhet në kuadër të një projekti të përbashkët mes dhomave të tregtisë gjermane dhe dhomave të njëjtit profil të Ballkanit.

Kompanitë gjermanë këmbëngulin të rrisin bashkëpunimin në fusha me interes për industrinë gjermane. Sidomos përsa i përket menaxhimit të blerjes së materialeve dhe logjistikës .

Thirrja ka të bëjë me të gjitha ato kompani shqiptare, që kanë kapacitet prodhues, eksportues dhe, që janë të afta t’u shesin produktet e tyre 52 kompanive gjermane në fushën e ndërtimit të makinerive, industrisë automotive, valvulave industriale, përpunimit të materialeve metalike, plastike, elektronike etj.

Bizneset shqiptare, që kanë interes, duhet ta shprehin këtë interes brenda muajit tetor 2022, ndërsa pala gjermane do të organizojë takimet biznes- biznes në javën e parë të dhjetorit në Shtutgard.

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) përfaqëson interesat e biznesit gjerman në Shqipëri. Ajo nxit marrëdhëniet bilaterale të biznesit dhe jep konsulencë për kompanitë gjermane dhe shqiptare në lidhje me bashkëpunime të mundshme dhe zhvillime të tregut. DIHA është e lidhur me rrjetin e Dhomave Gjermane të Tregtisë me Jashtë (AHK).

Gjermania po bashkëpunon  edhe me qeverinë shqiptare, për të promovuar zhvillimin e një ekonomie tregu të qëndrueshme nga pikëpamja sociale dhe ekologjike.

Që nga viti 1988 Gjermania ka kontribuar me fonde që arrijnë mbi 1 miliardë euro,  kontribut që bën atë një nga donatorët më të rëndësishëm të Shqipërisë në marrëdhëniet dy palëshe.

“Gjermania është investitori i 11-të më i madh në Shqipëri”-theksohet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0