7 fraza që njerëzit e suksesit nuk i thonë - Business Magazine Albania

7 fraza që njerëzit e suksesit nuk i thonë


Gjëra të vogla si përzgjedhja e fjalëve mund të kenë efekte të mëdha. Në mënyrë jo të qëllimtë mund të jeni duke ngritur pengesa në rrugën tuaj drejt suksesit duke thënë ca fraza që në dukje nuk perceptohen të tilla, por janë negative.

Ji i kujdesshëm, karriera është e rëndësishme! Mos e lër veten të të prishë punë zgjedhja e varfër e fjalëve.

Që të arrish suksesin për të cilin kaq shumë ke punuar, frazat e mëposhtme duhet t’i eleminosh nga fjalori i vendit të punës:

1. “Nuk mund ta bëj këtë”

Kjo është praktikisht e njëjtë me “Heq dorë.” Nuk është e arsyeshme t’i tregosh një shefi ose klienti që kërkesa e tij/saj nuk mund të përmbushet, por mënyra si e bën këtë dhe si i përqasesh problemit do të thotë gjithçka. Shumë pak gjëra në jetë dhe në biznes janë vërtet të pamundura, dhe shumica e punëdhënësve dhe klientëve kërkojnë njerëz me vizion për zgjidhjen e problemeve në skuadrën e tyre, edhe nëse zgjidhja do të kërkojë më shumë kohë dhe përpjekje. Nëse ti i ofron punëdhënësit dhe konsumatorit zgjidhje në vend që t’i thuash “jo”, do të shihesh si një person që jep zgjidhje, si një që zgjidh punë pak rëndësi rrethanat, dhe që do të të japë një vlerë të jashtëzakonshme në sytë e tyre.

2. “Kështu e kam bërë gjithmonë.”

Kjo është vazhdimësi e fjalisë së parë, janë dy fraza të ndryshme të një mentaliteti të njëjtë mbytës. Kjo do të thotë “Nuk ndihem rehat të mendoj për gjëra të mëdha. Nuk kam për ta bërë.” Nuk është një strategji.

Të insistosh të bësh gjërat në të njëjtën mënyrë si janë bërë gjithmonë është një mënyrë shumë e mirë që të të kalojnë konkurrentët. Përshtatja ndaj një tregu që ndryshon gjithmonë dhe me nevojat e konsumatorëve që ndryshojnë gjithmonë është vërtet e vetmja mënyrë për të mbijetuar në një ekonomi e cila në mëyrë konstante po përçahet nga gjeneratat më të fundit. Nuk duhet të jesh një skllav i trendeve, por as nuk duhet t’i shkosh mendimit tënd deri në fund dhe të shpresosh që gjërat do të jenë normale. Aftësia për të zgjifhur çështje është ajo që do të të vendosë “etiketën e mirë.”

3. “Vetëm pak minuta kohë do më marrë.”

Një minut shkon shumë shpejt, ka shumë pak gjëra që mund të bësh në një minutë. Kjo fjalë e rrezikshme është deklarata më e keqe që premton shumë dhe bën pak.

Ji shumë i kujdesshëm me këtë. Që të thuash se një gjë do të të marrë pak kohë sugjeron se nuk është e vështirë, por kështu rrezikon përpjekjet e tua. Edhe nëse mund ta bësh shumë shpejt, mos e thuaj. Dhe nëse diçka realisht do të të kushtojë 61 ose më shumë sekonda nga koha jote për t’u bërë, mos e thuaj “vetëm 1 minutë.”

4. “Ky nuk është faji im.”

Nuk ka ndonjë koleg ose konsumator i cili do të ketë të bëjë me një që lë fajin jetim. Është praktikë që zakonisht njerëzve u neveritet, dhe të gjithë e dimë se është vetëm çështje kohe para se ai që nuk pranon fajin të ta hedhë atë ty. Si shef, ose si biznes, merr gjithmonë në ngarkim gabim fajet e tua në vend që të tregosh se ku kanë gabuar të tjerët. Aftësia për të pranuar gabime tregon karakter dhe kapacitet për të mësuar dhe për t’u rritur nga problemet. Punonjësit konsumatorët gjithashtu i çmojnë dhe i vlerësojnë këto cilësi. Duke ia vendosur gishtin një tjetri nuk bën gjë tjetër vetëm sa informon të tjerët se nuk ke për të mësuar kurrë nga gabimet e tua dhe nuk e meriton të të besojnë.

5. “Kjo nuk ndodhet në përshkrimin e pozicionit tim të punës”

Ekonomitë ndryshojnë, kërkesat po ashtu, shoqeritë ndryshojnë. Kur pranove pozicioni aktual, ia kishe idenë se çfarë përfshinin përgjegjësitë e tua dhe cila do të ishte ngarkesa e punës. Disa nga këto ndryshime kanë qënë të mira, ndërsa disa të tjera të kanë bërë që të urosh kohët e mira. Nëse shefi ose klienti të ngarkon me një përgjegjësi ekstra, pavarësisht se ti aktualisht ke mjaftueshëm, mund të të tundojë që t’i shmangesh punës.

Rezistoji tundimit për të shkuar sipas tendencës negative. “Kjo nuk është në përshkrimin tim të punës” mund të të duket si rruga më e lehtë në ato momente, por do të të lërë një shije jo të mirë më pas. Ndaj që, lër një takim për të patur një bisedim më të qetë se si do të përballohet ngarkesa e re. Mos e bëj këtë kur të të komunikohet. Nuk ka rëndësi se sa i/e stresuar mund të jesh apo sa pa arsye po tregohet pala tjetër, përdorimi i kësaj fraze vetëm sa të bën të dukesh dembel/e dhe i/e pamotivuar.

6. “Nuk është e drejtë.”

Mirësevjen në jetën reale, ku gjërat të padrejta janë. Ashtu si në jetën personale, edhe në punë do përballesh me padrejtësi. Mos u anko. Por ajo që mund të bësh është të mundohesh të gjesh një zgjidhje për problemin. Mund të mos fitosh një kontratë ose ngritje të merituar në detyrë. Mbase do t’i shkojë dikujt që më pak se ty e meriton. Kjo të lëndon por kështu e ka jeta. Herë tjetër puno më shumë për të. Mos hiq dorë kurrë, dhe nuk do të humbasësh kurrë, edhe pse do të të kërkojë pak më shumë kohë të fitosh.

7. “Nuk kam nevojë për ndihmë.”

Të punosh vetëm do ishte e mrekullueshme, por vetëm nëse je Batman, sepse në botën e biznesit do të të duhet pak ndihmë. Mos e mbithekso aftësinë tënde për t’i bërë vetëm, të kesh bësim të vetja është mirë por puna ekipore është esenciale në ekonominë moderne. Të qënit i/e aftë të punosh mirë me të tjerët është vula e një lideri të mirë, dhe po në të njëjtën mënyrë, një biznes që mund të lidhet dhe të bashkëpunojë me konkurrentët e tjerë ka më shumë gjasa që të rritet. Si një punonjës, nuk ka gjasa që t’i ngjisëh i vetëm shkallët e karrierës nëse ngul këmbë të jesh vetëm dhe të mos bashkëpunosh ngushtësisht me të tjerët si një skuadër.

Të gjithë duan të jenë të suksesshëm, dhe kjo është e vështirë, edhe kur thua gjërat e drejta gjatë të gjithë kohës. Kujdesu që të mos i prishësh ounë vetes me këto 7 fraza fatkeqe.

 

/Shkruar nga Ilya Pozin dhe publikuar nga Inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0