5 mjete që mund t’ju kursejnë paratë e biznesit

5 mjete që mund t’ju kursejnë paratë e biznesit


 

Nuk ka kohë më të përshtatshme se ditët e sotme për të ruajtur burimet tuaja. Ne jetojmë në një epokë teknologjike ku gjërat nuk duhet të jenë vetëm më të thjeshta dhe më të shpejta, por edhe më të lira. Për sipërmarrësit të cilët janë mendimtarë avangard, të kursesh paratë e biznesit duhet të jetë prioritet. T’u drejtoheni disa lloje të mjeteve për të kursyer paratë e ndihmojnë biznesin tuaj ta ketë më të lehtë nga ana e termave financiarë. Këtu janë vetëm 5 lloje të mjeteve që ju ndihmojnë në arritjen e objektivit të lartpërmendur:

1. Sistemet e pagesave nëpërmjet telefonit

sistem pagese-mobile-businessmag

Me evoluimin që nga kohërat e vjetra, sistemet e pagesave nëpërmjet telefonit janë bërë më të besueshme për bizneset. Po, mund të gjeni këtë teknologji që nga dyqanet e vogla deri te zinxhirët e restoranteve. Me mjete të pagesave si Intuit’s GoPayment, pagesat janë bërë më fleksibile për konsumatrët dhe më me pak kosto për zotëruesit e bizneseve, që mund ta përdorin këtë sistem të regjistrimit të cash-it për të pranuar pagesa pothuajse nga çdo smartphone. Me këtë mjet pagese, biznesi juaj mund të udhëtojë më lirisht dhe mund të marrë pagesat për të mirat dhe shërbimet tuaja pa shumë përpjekje.

2. Softueret me bazë teknologjinë e “resë”

softuere cloud-kursinm në biznes-businessmag

Nëse doni ta keni më shumë fokusin te ndërmarrja, por nuk doni të paguani për një server, softueret me bazë teknologjinë e “resë” mund të jenë zgjidhja për biznesin tuaj. Për nevojat tuaja, ju mund të provoni Zoho dhe Google. Zoho ofron mjete të ndryshme në platformën e saj, që mund t’ju ndihmojnë të zgjeroni biznesin tuaj në shumë mënyra. Këto lloj softueresh mund të jenë të vlefshme dhe nuk do të “trondisin” buxhetin e kompanisë suaj.

3. Ndërtuesit e faqeve

Website Under Construction

Po të jeni të aftë të ndërtoni websiten tuaj mund të jetë shumë më mirë për biznesin tuaj. Është më e zgjuar të gjeni mbështetje te ndërtuesit e faqeve online se sa të kërkoni ndihmë nga kompanitë e dizenjimit të faqeve të internetit. E vërteta është se duhet të konsideroni pozicionin (renditjen) e website-t tuaj, koston dhe efikasitetin kur mendoni të ndërtoni një website. Prandaj është shumë e rëndësishme pse duhet të jeni tepër të përpiktë me zgjedhjen tuaj se kë merrni për ndërtimin e faqes.

4. Financim nga publiku

Crowd Funding. Internet Concept. Red Arrow with "Crowd Funding" Slogan on a Grey Background. 3D Render.

Mund ta konsideroni amatoreske dhe jo të besueshme, por do të mahniteni se sa shumë individë dhe kompani po e përdorin këtë mjet për të arritur objektivat në lidhje me efektivitetin e kostos për të financuar projektet e tyre. Mbledhja e fondeve nga publiku mund të jetë një mjet shumë i dobishëm për të ndihmuar biznesin tuaj që të “ngrihet nga toka” dhe të zgjerohet me projekte të tjera. Mbledhja e fondeve nga publiku mund të arrihet nëpërmjet kanaleve si Fundable dhe Kickstarter. Nëse zotëroni një biznes, mund ta përdorni këtë mjet konvencional për të përftuar fonde për biznesin tuaj.

5. Linux dhe Open Source

opensource-linux-businessmag

Ajo që kanë mundur të bëjnë Linux dhe Open Source gjatë viteve të kaluara është të stabilizojnë një ndërveprim më konkret të biznesit ndërmjet klientëve dhe harduereve. Ato kanë treguar se mund të bëhen shumë gjëra duke përdorur një ndërfaqës (interface) të përdoruesit më shumë se sa me procesin tradicional të vendosjes së një butoni “Start” ose një simbol të një “task bar” (fasha e detyrave). Linux dhe Open Source janë aktualisht platforma të gatshme biznesi që dëshmojnë se bizneset mund të punojnë me mjete si manaxhimi i burimeve njerëzore, manaxhimi i burimeve të klientëve dhe me të tjera burime të ngjashme. Përndryshe këto burime nuk mund të jenë të aksesueshme nga pronarët e bizneseve.

Por jo të gjitha këto mjete mund të rezultojnë të dobishme për biznesin tuaj. Ju duhet të kuptoni se ka edhe shumë mjete të tjera të cilat nuk janë të aplikueshme vetëm për biznesin tuaj, por mund t’ju kursejnë para dhe t’jua bëjnë punën më efiçiente.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0