Të gjithë në zyrë? Puna 5 ditore po shkakton revoltë tek të rinjtë - Business Magazine Albania

Të gjithë në zyrë? Puna 5 ditore po shkakton revoltë tek të rinjtë

Edhe pse shumica e punonjësve amerikanë nuk e duan, disa kompani të mëdha po kërkojnë që stafi të kthehet në zyrë plotësisht, pesë ditë në javë. Së fundmi, Stellantis dhe Home Depot i janë bashkuar kompanive si Instagram, Paramount dhe Amazon, të cilat po imponojnë rregulla të ngjashme për kthimin në zyrë.

Lexo gjithashtu: Çelësi i një jete të përmbushur? Ndjenja se u vlen të tjerëve!

Të dhënat tregojnë se vetëm 6% e të rinjve të Gjeneratës Z dhe 4% e millennials duan të punojnë plotësisht në zyrë. Shumica preferojnë modelin hibrid, që kombinon punën në zyrë dhe nga shtëpia. Megjithatë, tregu i punës po i detyron njerëzit të pranojnë rregullat e reja, pasi vitin e kaluar krijimi i vendeve të punës ishte shumë i ulët dhe papunësia afatgjatë u rrit.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të shkaktojë lodhje, stres dhe largim të punonjësve më të mirë. Profesorët e ekonomisë dhe karrierës thonë se rregullat e rrepta mund të detyrojnë punonjësit me përvojë të kërkojnë vende të tjera pune, duke ulur performancën dhe kreativitetin në kompani.

Megjithatë, disa drejtues argumentojnë se prania në zyrë ndihmon në përmirësimin e bashkëpunimit, kulturës së kompanisë dhe performancës së përgjithshme. Ted Decker, CEO i Home Depot, tha se angazhimi personal ndihmon stafin dhe nxit rezultatet.

Sipas ekspertëve, kompanitë që ofrojnë fleksibilitet, si puna hibrid, do të kenë më lehtë akses tek talentet më të mira, ndërsa ato që insistojnë për 5 ditë në zyrë rrezikojnë të humbasin punonjësit më të aftë dhe më të përvojës.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0