31 KËSHILLA PËR SIPËRMARRËSIT E RINJ - Business Magazine Albania

31 KËSHILLA PËR SIPËRMARRËSIT E RINJ


*Shkruar nga Erduan Kllobucishta, Psikolog/Konsulent për startup-et/Themelues i Organizatës Synapsis World.

Lexoni: Si të krijosh mendësinë (mindset)?

  • Mos prano diçka që të ofrohet që në fillim. Ky është rregulli i artë në negociata të suksesshme.
  • Krijo besim në produktin që ofron dhe jepu vlerë atyre.
  • Ndërto imazhin tënd çdo ditë, duhen pesë minuta për ta shkatërruar
  • Njihi mirë miqtë e tu, ata janë imazhi i suksesit tënd në publik.
  • Njihi armiqtë e tu, në këtë mënyrë krijon sinqeritet me mangësitë e tua.
  • Fol pak, bëhu dëgjues i mirë ndaj personit përballë. Klienti është mbret në treg.
  • Krijo aleanca të fuqishme me njerëz më të fuqishëm se ty.
  • Jepi vetes luksin që ta kritikosh kur vetja gabon.
  • Shoqërohu me njerëz më të zgjuar se ty.
  • Mos u humb kohën me njerëz që janë të zhytur në borxhe deri në fyt.
  • Aty ku ka një pyetje “pse” duhet gjetur dhe përgjigja “sepse”.
  • Mos mer vendim të rëndësishëm në jetën tënde pa kaluar 24 orarshi.
  • Që të njohësh një fushë të caktuar të duhet së paku 100 libra të kesh lexuar në atë fushë.
  • Frekuento evente të ndryshme, konferenca, seminare, aty gjen njerëz që janë të etur për të vërtetën, të etur për sukses.
  • Përdore dhimbjen nga e kaluara për motivimin tënd më të madh.
  • Lexo sa më shumë, nuk ka libër të keq, por ka lexues të keq.
  • Krijo barriera të qarta me njerëzit, principet e tua janë shenjat në rrugë.
  • Vlerëso ndihmën që të dhurojnë të tjerët. Mos e ler pa ua paguar.
  • Kujdes kujt i jep borxh për diçka, ndodh që do të të duhet t’i harrosh ato para që i ke dhënë.
  • Vlerëso kohën që ke, ai është aseti më i vlefshëm që ke në duar, mos e ço dëm.
  • Përkushtoi një kohë të veçantë përcaktimit të qëllimeve reale dhe të realizueshme.
  • Jepi kohë vetes tënde. Kohë për t’u shëruar, kohë për thënë të vërtetën tënde, kohë për të gjetur veten.
  • Injoranca është virtyt i hipokritit, bëhu indiferent ndaj saj.
  • Menaxho mirë paratë e tua. Përdor efektin Pareto, kurse 20 % të të ardhurave të tua.
  • Buzeqësh sa më shumë, kjo i afron njerëzit më shumë ndaj teje.
  • Merru me ndonjë hobi.
  • Sillu si një mbret të trajtohesh si një i tillë.
  • Sido që të jetë ndiq intuitën tënde përkundrejt çdo opinioni.
  • Fokusohu tek qëllimi yt final.
  • Që të merresh me sipërmarrje nuk është e thënë se duhet patjetër të merresh me biznes, sipërmarrja është menaxhim, të krijosh balancë në jetën tënde, familjen dhe të ardhurave të tua.
  • Të jesh i lumtur do të thotë të jesh aktiv. Bëhu aktiv në organizatën tënde, biznesin tënd. Bëje jetën me ngjyra.

Lexo shkrime të tjera nga Erduan Kllobucishta:
25 mënyra për të investuar!
10 Leksione nga Programi Profesional në Chicago
Formulë se si të jetosh suksesin tënd

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0