Si të krijosh mendësinë (mindset)?

Si të krijosh mendësinë (mindset)?


“Nuk mund të dështosh duke krijuar veten tënde” Wayne Dyer.

Problemi i njerëzve fillon në momentin kur ata nuk kanë një qasje të mendimeve, rrjedhimisht mungon qasja dhe interpretimi i problemeve dhe zgjedhjes së tyre, në këtë mënyrë jeta e njeriut vështirësohet.

Njerëzit çdo herë interpretojnë realitetin e tyre në bazë të asaj që dinë, e në bazë të asaj që ata ndjejnë brenda vetes, mënyra se si flet me veten, mënyra se si i shpreh emocionet e tua, mënyra se si komunikon me të tjerët, mënyra se si flet me eprorët, po ashtu dhe me kolegët, tregon për këndvështrimin tënd. Ne interpretojmë botën tonë të brendshme duke e nxjerë atë së jashtmi në mënyrën dhe qasjen që kemi në mëndësine tonë. Pra, mendësia jonë është çeshtje projeksioni, ku i referohet perceptimit mes dëshirave që duam të jemi prej vërteti dhe gjërave që realisht janë ekzistuese.

Të krijosh një mendësi do të thotë se ke nevojë dhe ka ardhur koha për të ndryshuar gjërat, do të ndryshosh në jetën personale, në mardhënie me partnerin tënd, do të ndërrosh punën, do të krijosh stabilitet dhe pavarësi financiare, do të krijosh barriera ndaj gjërave që kurrë nuk ke thënë “jo”, etj,.

Momenti i jetës tënde dhe krijimit të mendësisë fillon në momentin kur ti je duke i bërë pyetjen vetes: Çfarë po ndodh me mua? Pra, që nga ky moment fillon procesi i krijimit të kësaj mendësie.

Ndrysho duke ndryshuar sjelljen

Shpesh herë ne jemi duke kërkuar modelin dhe mënyrën se si të zgjidhim problemet. Shumë njerëz presin rezultate herë pas here dhe nuk kanë sukses, e kjo vjen si rezultat i të paturit një qëllim, por pa një strategji.

Richard Bandler pioner i NLP-isë thotë se mund të jesh në territor të caktuar, por nëse nuk ke një “hartë”, ti je i humbur. Kjo e thënë në kontekstin e qëllimeve, shpreh se nuk mund të krijojmë realitetin e tyre nëse ne nuk ndryshojmë qasjen e të menduarit dhe sjelljen tonë. Përderisa struktura e jetës sonë është e ndërlidhur me njerëz dhe gjërat e jashtme, ne ose i kontollojmë ato, ose ata na kontrollojnë ne. Nëse Ne nuk i përshatasim qëllimet tona me ambientin e jashtëm, Ne krijojmë brenda nesh zhgënjim, indiferencë, frustrim.
Aftësia e të krijuarit mendësi vjen në hap kur t’i krijon përshtatshmëri dhe “imponon” që qëllimet e tua të krijojnë fuqi.

Mëso duke punuar

“Suksesi në jetë nuk është vetëm kur arrin qëllime në jetë, por kur arrin qëllimet e duhura.“ Richard Bandler

Një nga aspektet kryesore të të krijuarit mendësi është se ajo është një proces që vazhdimisht zgjat dhe nuk ndalon asnjëherë. Ajo përcakton fatin tënd sepse fati është emër që i vendosim ne përvojës tonë që është ngulitur thellë së pandërgjegjëshmes sonë. Fati është emër që duam të shpëtojmë kur ne nuk na realizohen dëshirat dhe mënyrat tona duke thënë ishte e shkruar. Dikur një mik më tha, “Mëso duke punuar edhe nës nuk ia ke idenë.” Shumica e njërëzve kanë frikë të marin iniciativë sepse nuk dinë diçka, nuk dinë konceptet se ku të fillohet e ku të mbarohet. Prandaj njerëzit humbasin në jetë, në krijimin e famijës, në biznes, në fusha të ndryshme të jetës sepse kanë frikë.

“Frika dhe gëzimi kanë të njëjtën veti në trupin e njeriut, sepse Frika dhe Gëzimi, te Ne, mendja jonë është ajo që përcakton suksesin tonë, nëse një qëllim apo veprim i imponon frikë, me shumë ngjasa nuk do marësh iniciativë, nëse atë qëllim e shikon si gëzim dhe arritje, ateherë ajo është e mundshme, shprehet Mel Robinson.”

Dëgjo zërin tënd të brendshëm

Nëse nuk ke një qëllim krijo një të tillë, mundohu të gjesh derisa të arrish atë. Shumë njerëz kur duan të fillojnë studimet apo kur kërkojnë ndonjë punë, pyesin çfarë pune duhet të bëj unë, dhe unë përgjigjem çfarë pune do të bësh ti? Shumica e njerëzve që ua kam parashtruar këtë pyetje, nuk e kanë patur të qartë mendimin se çfarë duan të bëjnë në jetën e tyre. Nuk është e thënë që të jesh i suksesshëm në jetë vetëm kur arrin të bësh shumë para, por kur krijon një mendësi të ndryshosh gjërat e vogla sepse gjërat e vogla, ato detaje, luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e gjërave të mëdha.

1. Krijo një qëllim, krijo një vizion apo dëshirë, askush nuk mund të të imponojë t’i zgjedhësh këto vetëm duke përjashtuar faktin nëse ti i lejon të tjerët të përcaktojnë jetën tënde. Bëhu specifik çfarë do. Beso në veten tënde se ajo është e mundur.

2. Krijo një plan, krijo një strategji “Si të ndryshoj mënyrën e të menduarit, Si të arrij atë që dua, Çfarë duhet të ndryshoj, Çfarë më duhet mua që të arrij ndryshimin? Bëj projekte të vogla dhe prit rezultate të sigurta derisa të arrish tek ato të mëdhatë.

3. Të krijosh mendësi është një proces, mos u lodh duke i synuar atë që do, vjen dita që fitimi dhe shpërblimi harron lodhjet, harron vështirësitë.

4. Takohu me njerëz që janë ndryshe nga ty, që janë të sukseshëm, që kanë kaluar vështirësi, ato kanë suksese sepse kanë menduar ndryshe nga të tjerët.

5. Harxho kohë me ato njerëz që ti do te bëhesh, nëse do të jesh biznesmen i sukseshëm, tako biznesmenët e suksesshëm, pyeti ata, jeto si ata, mendo si ata. Nëse do të kesh para shoqërohu me ata që kanë para, ata dinë frekuencat e parasë. Besoj se e keni ndëgjuar shprehjen: “Ti je mesatarja e pesë personave me të cilët shoqërohesh.”

6. Që të krijosh një mendësi duhet të shmangësh njerëzit që të sjellin energji negative. Që të thonë se ti s’mund ta arrish këtë apo atë.

7. Sekreti i krijimit të mendësisë fillon kur ti i thua të tjerëve se dua të bëhem dikush në të ardhmen, dhe nëse disa prej tyre e besojnë atë, dije se ajo është një tregues se ti mund ta arrish atë. Pra, fakti që ti bind të tjerët është aftësia jote për ta bërë atë realitet. Mënyra se si sillesh, si vishesh, si ecën, tregon per mendësinë tënde.

8. Shfrytëzo kohën, ajo është thikë me dy presa, nëse nuk e shfrytëzon atë ajo të këput, të pret.

9. Që të krijosh mendësi do të thotë që ti je ai që përcakon se çfarë është më e mira për ty. Mos lejo dikë tjetër të definojë qëllimet dhe ato çfarë ti do të arrish në jetë. Sepse ti e di më së miri se çfarë do të arrish.

Shkrim nga Erduan Kllobucishta

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0