3 mënyrat e financimit të startup-it tuaj - Business Magazine Albania

3 mënyrat e financimit të startup-it tuaj

~6 minuta lexim


Kur flasim për ndërmarrësi, ka shumë mënyra për të financuar startup-in tuaj, duke përfshirë kapitalin e sipërmarrjes, kapitalin personal dhe kreditë për bizneset e vogla.

Por çfarë nënkupton secili prej këtyre termave?

Kapitali i sipërmarrjes

Kapitali i sipërmarrjes është një formë e kapitalit privat që sigurohet nga investitorët për startup-et dhe kompanitë me potencial të rritjes së lartë. Në këmbim, investitori merr kapitalin (pronësinë) në kompani.

Tingëllon shkëlqyeshëm, apo jo?

Mund të jetë.

Lexoni: Nuk keni para për të filluar një biznes? Provoni këto 5 opsione për të financuar biznesin tuaj

Kapitali i sipërmarrjes është shpesh thelbësor që një startup të rritet me një ritëm të shpejtë. Google nuk do të ishte Google pa kapital sipërmarrjeje. Njësoj me Facebook, Twitter dhe LinkedIn.

Megjithatë, Kapitali i sipërmarrjes vjen me një çmim. Themeluesit duhet të jenë të gatshëm të zvogëlojnë aksionet e tyre të pronësisë, gjë që mund të rezultojë në uljen e kontrollit në vendimmarrje. Kapitali i sipërmarrjes vjen gjithashtu në masa të vogla. Me gjithë madhësinë e madhe të investimeve që shpesh mbulohen në media, shuma e përgjithshme e financimit në dispozicion të bizneseve të reja është relativisht e vogël.

Mirëpo kapitali i sipërmarrjes nuk është opsioni i vetëm i një sipërmarrësi.

Lexoni: Bizneset që duan pak para për t’u nisur

Kapitali personal- Bootstrapping

Bootstrapping në thelb nënkupton fillimin e biznesit tuaj pa ndonjë financim të jashtëm. Në vend që të merrni fonde nga VC-të (termi zhargon për kapital sipërmarrjeje), një sipërmarrës përdor paratë e tij personale, si dhe çfarëdo burimi tjetër të të ardhurave.

Bootstraping është alternativa më e zakonshme e financimit të një biznesi.

Lexoni: 8 Mënyra se si të bëni para ndërsa flini

Kreditë për bizneset e vogla

Marrja e një kredie për biznesin tuaj të vogël nuk kërkon heqjen dorë nga ndonjë kapital në kompaninë tuaj. Kur merrni kredi, ju ende zotëroni të njëjtën përqindje të biznesit që keni pasur para se të hynit në bankë. Në të njëjtën kohë, kreditë e biznesit të vogël mund të japin kapitalin e nevojshëm për biznesin tuaj- sepse ndërsa bootstrapping mund të duket si një vendim i mençur, ai mund të falimentojë biznesin tuaj për shkak të resurseve që i duhen edhe para bëhet testimi i një produkti.

Lexoni: Milionerë mund të bëheni në të 20-tat

Por, marrja e një kredie për biznesin tënd të vogël nuk është aq e lehtë sa të shëtisni në një bankë dhe t’u tregoni atyre idenë tuaj të ardhshme të shkëlqyeshme.

Ju duhet një plan biznesi.

Duhet ta njihni industrinë tuaj.

Ju duhet një ide e mirë.

Keni nevojë për një strategji të marketingut.

Ju duhet kredi e mirë (në fillimet e saj, kredia juaj e biznesit do të varet nga vlera e balancit tuaj personal).

Një kredi nuk vjen falas. Duhet ta paguani. Do t’ju nevojitet një strategji dhe një plan që të mund të paguani kredinë tuaj dhe në të njëjtën kohë të drejtoni një biznes fitimprurës. Startup-et e mbështetura nga kapitali i sipërmarrjes mund të kalojnë vite pa gjeneruar fitime. Amazon – shitësi më i madh në botë – vazhdimisht mund të pësojë humbje masive për shkak të aftësisë së tij për të tërhequr vazhdimisht kapital sipërmarrjeje.

Por kjo nuk është e njëjta me pronarin që e financon vetë restorantin e tij.

As për pronarin që merr kredinë e tij të parë të biznesit.

Nëse jeni sipërmarrës, ekziston një larmi mënyrash për të financuar biznesin tuaj të ri.

Zgjidhni atë që është e drejtë për ju.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Puna jote do të mbushë një pjesë të madhe të jetës tënde.”
— Steve Jobs
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0