185 vende krijojnë fondin për të mbrojtur natyrën, OKB bën thirrje për më shumë para - Business Magazine Albania

185 vende krijojnë fondin për të mbrojtur natyrën, OKB bën thirrje për më shumë para

Përfaqësues nga 185 vende u mblodhën të enjten në Vankuver, Kanada të enjten (24 gusht), ku u diskutua në lidhje me një fond për të mbrojtur natyrën. Kombet e Bashkuara kërkuan kontribute për të ndihmuar në përmbushjen e qëllimeve, duke përfshirë mbrojtjen e 30% të tokës dhe zonave bregdetare deri në vitin 2030.

Kanadaja tha se do të investonte 147,2 milionë dollarë dhe Mbretëria e Bashkuar kontribuoi me 12,6 milionë dollarë.

Ne kemi një fillim të mirë. Ne tani bëjmë thirrje për premtime të mëtejshme nga vendet dhe nga burime të tjera në mënyrë që projektet e para nën fondin e ri të mund të nisin vitin e ardhshëm,” tha David Cooper, sekretar ekzekutiv i Konventës së OKB-së për Diversitetin.

Por sipas OKB, Fondi Global i Kornizës së Biodiversitetit kishte nevojë për 200 milionë dollarë nga të paktën tre donatorë deri në dhjetor për t’u konsideruar si funksional.

Takimi vjen tetë muaj pasi qeveritë ranë dakord për Kornizën e Biodiversitetit Global, atë që disa e kanë quajtur “Marrëveshja e Parisit për Natyrën”, duke thirrur paktin historik të Kombeve të Bashkuara të vitit 2015 për të trajtuar ndryshimet klimatike.

Një nga 23 objektivat është të ndihmojë në mobilizimin e aktorëve të sektorit publik dhe privat për të derdhur 200 miliardë dollarë në vit për nismat e ruajtjes deri në vitin 2030.

Fondi menaxhohet brenda Fondit Global të Mjedisit (GEF), një mekanizëm i krijuar sipas Konventës së OKB-së për Diversitetin Biologjik dhe Konventës Kuadër të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, e cila ka ofruar më shumë se 23 miliardë dollarë për mijëra projekte në 30 vitet e fundit.

Vendet më pak të zhvilluara në botë dhe shtetet e vogla ishullore do të kenë përparësi dhe do të marrin më shumë se një të tretën e fondeve./ Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0