Sipërmarrësja 13 vjeçare po ndryshon fytyrën e biznesit në Detroit - Business Magazine Albania

Sipërmarrësja 13 vjeçare po ndryshon fytyrën e biznesit në Detroit


Asia Newsom filloi biznesin e saj, duke shitur qirinj që i kishte blerë me shumicë nga një shpërndarës kur ishte vetëm 5 vjeç. Ajo është tani 13, dhe prodhon qirinjtë e vet dhe po projekton fitimin e kompanisë së saj me të ardhura deri në 100.000 $ në 2017. (Për vitin 2016, ajo projektoi 70,000 $-. Dhe bëri 69,128.30 $). Më e rëndësishmja, ajo ka trajnuar edhe 40 fëmijë të tjerë, të rinj në Detroit-që të jenë sipërmarrës. Ajo ka krijuar fuqinë dhe mundësinë për një komunitet të tërë.

Si e ka bërë të mundur ajo këtë? Duke ndjekur rrugën e sipërmarrësit klasik. Ajo kishte një mentor – babain e saj. Gjeti një mundësi të madhe biznesi. Dhe e mbajti atë, duke lulëzuar edhe pas të gjitha sfidave që kanë dalë në rrugën e saj. Ajo e quan veten “Super Business Girl” dhe ajo është e tillë.

Çfarë e tërhoqi Newsom drejt sipërmarrjes? E njëjta gjë që ka tërhequr shumë themelues- liria.

“Kur unë isha një vajzë e vogël nëna ime duhej të zgjohej shpejt, të shkonte në punë dhe pastaj të kthehej vonë në shtëpi dhe të përgatiste ushqimin. Ne e shihnim shumë rrallë atë, sepse ajo ishte gjithmonë në punë duke ndihmuar dikë tjetër që të ndërtonte ëndrrën e tyre”, shpjegon Newsom.

“Babai im ishte një sipërmarrës … ai nuk kishte kaq ngarkesë sa nëna ime. Ai shiste qirinj, kur ishte i ri dhe ai më mësoi shumë në lidhje me të. Unë shisja qirinj me të dhe ishte me të vërtetë zbavitëse. Doja të kisha kompaninë time në mënyrë që të kisha më shumë kohë për t’u argëtuar dhe të kisha më shumë liri. “Kjo është pikërisht arsyeja pse unë bëj atë që bëj. E dashuroj këtë.”

Biznesi i saj ka evoluar me kalimin e kohës. Ashtu si çdo sipërmarrës tjetër, Newsom është përballur me sfida që kërkojnë që ajo të rishohë çmimet e saj, modelin e saj të biznesit dhe strategjinë e saj të shitjes. Kur kushtet ndryshuan, ajo ndryshoi bashkë me to, duke e kthyer sfidën në mundësi. Sfida e saj e parë ishte: të rritej.

“[Kur isha 5] baba im na merrte në qytet për të shitur qirinj derë më derë. Në kohën që i blinim qirinjtë për 1 dollarë ne i shisnim ato për 10 $, por njerëzve nuk u interesonte çmimi pasi ne ishim shume të vegjël dhe të lezetshëm. Kur u rrita njerëzit mendonin se kjo ishte një mashtrim, ose isha duke i marrë paratë e tyre për t’i përdorur për diçka të keqe. Filluan të më dekurajonin dhe pastaj rojat e tyre të sigurimit po më nxirrnin nga prona e tyre dhe më thoshin që nuk mund të shisja qirinj para këtij dyqani apo atij tjetrit. Me të vërtetë nuk dija se çfarë të bëja.”

Newsom gjeti një zgjidhje të përkohshme; Ajo kërkoi ndihmën e nënës së saj dhe mori një lejë biznesi. “Pasi punoi ditën e parë ajo i mori të gjitha dokumentat e nevojshme. Kjo ishte një lehtësim, sepse tashmë ajo u kthye për të shitur qirinjtë e saj. Akoma i thoshin që i duhej një lejë për të shitur apo se nuk mund të shiste, por ajo iu tregonte lejën e marrë dhe ata nuk e ngacmonin më.

Megjithatë, edhe pse Newsom kishte 20 të trajnuar, përsëri rojat e sigurisë vazhdonin e pyesnin, veçanërisht në qendër të qytetit. Por ky ishte vendi ku ajo duhet të ishte. Në Detroit, në qendër të qytetit aty ku janë paratë. Ajo kishte nevojë për një zgjidhje të madhe. Që erdhi nga Dan Gilbert – Gilbert është një nga sipërmarrësit më të mëdhenj, i cili në heshtje ka ndihmuar në rindërtimin e qendrës së qytetit të Detroit.

“Një ditë isha duke ecur nëpër Woodward Avenue dhe pashë Dan Gilbert. Ai më pa dhe më tha që më njihnte se kush isha. Më tha se isha Aisa Newsom, vajza e biznesit.”

Siç rezulton, rojet e sigurisë i kishin thënë Gilbert në lidhje me “fëmijët e vegjël që shisnin qirinj në qendër të qytetit.” Përgjigja e tij ishte një kureshtje dhe admirim. Në vend që t’u kërkonte të largoheshin nga pronat e tij, Gilbert e ftoi Neesom për t’u takuar me të në zyrën e tij. Ajo e bëri. Dhe në atë moment, shpjegon ajo, ” ai tha, unë i kam çelsat e qytetit dhe unë mund të shes kudo!”

Me këtë ajo e ktheu vëmendjen e saj për të ndërtuar biznesin e saj. Ajo përmirësoi paketimin dhe krijoi markën e saj. Ajo filloi trajnimin e më shumë njerëzve. Dhe filloi të merrte telefonata nga mediat kombëtare.

“Website im po lulëzonte nga porositë. Isha në gjendje t’iu tregoja të gjithëve në komunitetin tim, miqve të mi, shokëve të mi të shkollës sesa e lehtë dhe argëtuese është të jesh një sipërmarrës dhe të kesh biznesin tënd. Unë ndërtova ëndrrën time dhe akoma po e bëj këtë.”

Qëllimi më i madh i Newsom, nuk është vetëm për veten e saj. Ajo beson se mund të ndihmojë edhe fëmijët e tjerë – në Detroit dhe më gjerë – të mësojnë si të jenë sipërmarrës. Ajo dëshiron të hapë një dyqan që shet qirinj në çdo shtet Amerikan. Ajo dëshiron të shesë qirinjtë e saj, si dhe produkte të tjera si trikot, çantat dhe mjetet shkollore “Super Business Girl”. Dhe ajo dëshiron që fëmijët e tjerë që punojnë në dyqanet e saj dhe të marrin trajnime për sipërmarrjen.

“Akoma po punësoj njerëz. Kam mentorë të ndryshëm që mësojnë fëmijët sesi të bëjnë paratë e tyre, por kam nevojë për më shumë,” tha ajo. “Kjo është ëndërra ime.”

Së pari, ajo ka nevojë për automjetet e kompanisë për të transferuar të trajnuarit nga njëri vend në tjetrin, “sepse tani po e bej këtë me makinën e prindërve të mi.”

Mesazhi i saj për të gjithë njerëzit është: nuk ka rëndësi se çfarë po ndodh në jetën tuaj … pa marrë parasysh çfarë përgjegjësie keni në familje, pa marrë parasysh se çfarë moshe keni, apo gjinie, ju mund të korrni sukses. Thjesht nuk duhet të hiqni dorë.

“Si një fëmijë që jeni, disa të rritur nuk do ju marrin seriozisht,” thotë Newsom. “Ju do të kaloni nëpër shumë gjëra, sidomos me të qenit një sipërmarrës. Njerëzit mendojnë se është e lehtë, por nuk është. Ju do të kaloni shumë gjëra, por nuk duhet të hiqni dorë. Nuk duhet të hiqni dorë vetëm sepse jeni një fëmijë dhe nuk duhet të keni frikë se mos dështoni.”

burimi: Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0