Zbuloni tiparin 'Antisocial' që është tregues i inteligjencës së lartë - Business Magazine Albania

Zbuloni tiparin ‘Antisocial’ që është tregues i inteligjencës së lartë

Të jesh introvert mund të shoqërohet me koefiçent të lartë inteligjence. Në studimin e ri të “British Journal of Pschychology”, shkencëtarët vlerësuan dendësinë e popullsisë në një zonë si dhe shpeshtësinë e kontakteve të tyre sociale.

Siç vunë re, socializimi shoqërohet me nivele më të larta lumturie, por njerëzit introvertë mbeten më të zgjuar se pjesa tjetër. Por ka një ide se introvertët kanë një ngjashmëri me paaradhësit tanë të hershëm.

Si e argumentojnë psikologët? Në të kaluarën e largët, lumturia ishte e lidhur me mbijetesën, për të cilën bashkëjetesa në grup ishte thelbësore.

Lexo: E qeshura është një gjuhë universale, ja se si ta përdorni për të fuqizuar ekipin tuaj!

Pra, nëse ju pëlqen shoqëria e një libri ose filmi të mirë, më shumë sesa një grup i madh në një festë, kjo mund të jetë një shenjë e inteligjencës së lartë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0