Rrjeti social X (ish-Twitter) do të përballet me padi, sipas vendimit të gjykatësit federal nën akuzat nga stafi i kompanisë për mos dhënien e bonuseve të premtuara; gjykatësi gjithashtu refuzoi kërkesën e X për ta ‘pushuar’ çështjen.
Drejtuesit u kishin dhënë garanci të përsëritura punëtorëve, para se Elon Musk të finalizonte blerjen e rrjetit social X në tetor të vitit 2022Por, pavarësisht këtyre premtimeve, kompania ka dështuar në dhënien e bonuseve për punëtorët e saj.
Padia ishte ngritur në qershor të vitit 2023, në emër të punëtorëve.
Padia u ngrit në një gjykatë federale të San Franciskos nga Mark Schobinger, i cili ishte drejtor i lartë i kompensimit në X derisa u largua nga kompania në maj. Padia përfshin ish-punonjësit dhe punonjësit aktualë të X, të cilët nuk kanë marrë bonuset e tyre të vitit 2022.
Së fundmi, gjykatësi federal i dha të drejtë çështjes së Schobinger dhe rasti i këtij të fundit do të vazhdojë tutje.
“Oferta e Twitterit, për t’i ofruar atij një bonus në këmbim, u bë një kontratë detyruese sipas ligjit të Kalifornisë”, tha gjykatësi i qarkut amerikan, Vince Chhabria në një vendim të premten.
Në ankesën e qershorit – kur u bë i ditur edhe njoftimi se Musk do ta blinte kompaninë – shumë punonjës ngritën shqetësime për kompensimet dhe bonuset e tyre vjetore.
Disa muaj para se të finalizohej blerja, drejtuesit e kompanisë u premtuan vazhdimisht punonjësve se bonuset e vitit 2022 do të paguheshin me synim prej 50 për qind.
Premtimi ishte përsëritur edhe pas finalizimit të blerjes, thuhej në ankesë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.