Turizmi kulturor në rritje, Apolonia pret 300 turistë në ditë - Business Magazine Albania

Turizmi kulturor në rritje, Apolonia pret 300 turistë në ditë

Parku i Apolonisë është një nga pasuritë arkeologjikë me të vizituara gjatë verës. Çdo ditë ai vizitohet nga rreth 300 turistë.

“Apolonia është një  vend mjaft i mirë për tu vizituar. Pamë muzeun dhe tani po shohim pjesën jashtë, ju keni njw histori mjaft unike. Ne i planifikojmë këto udhëtime herët në mëngjes, kur mund të levizësh. Pasdite më shumë shkojnë në plazh”.

Të huaj dhe shqiptarë, njihen me historinë e lashtë të qytetit antik.

Udhëtimi ishte mrekullueshëm. ishte një zbulim i pabesueshem. Në fakt situata klimatike na kushtëzon . Sot ora është 12 temperatuara 35′ por jemi këtu. Shëtitje të kësaj natyre do të ishte mire të bëheshin me herët afër mëngjesit ose pasdite. Por gjerat e bukura shijohen edhe duke u munduar pak.

“Është dita e pare në Shqipëri. Është gjithashtu hera e parë këtu. Është pak nxehte për mua pasi vij nga Belgjika ku gjithmonë bie shi. E vleresoj organizimin. Vendi është shumë interesant. Ka shume gjera për të pare në Shqipëri. Kemi dhe guide shumë të mire, na ndihmon shume.

“Të befasuar nga thesaret që fsheh parku arkeologjik por edhe nga bukuritë e natyrës e, turistet gjejnë mënyrën e tyre për ta shijuar natyrën dhe për të marrë më të mirën”

Në Apoloni në dite janë më shume se 200 – 300 turiste qe vijnë të shohin nga afër bukuritë që ofron ky park. Polakët kryesojnë nga u takon turistëve, pasuar nga ata Cek dhe Spanjollë, të ndjekur nga italianët dhe turistët franceze.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0