Tregu i smartfonëve - Pse Samsung dhe Apple po humbasin terren ndaj Huawei? - Business Magazine Albania

Tregu i smartfonëve – Pse Samsung dhe Apple po humbasin terren ndaj Huawei?


Samsung dhe Apple gjithnjë e më shumë po humbasin pjesën e tyre të tregut të smartfonëve, sipas hulumtimeve të reja, pasi konsumatorët po lihen jashtë për shkak të çmimeve të larta që u bashkangjiten modeleve të tyre premium.

Të dhënat e tregut të lëshuara nga firma e kërkimit të teknologjisë Gartner treguan se Huawei në tregun e smartfonëve u ngjit në gati 15% në tre muajt e fundit.

Konkurrentët Samsung dhe Apple ende renditen në vendet e para në aspektin e pjesës së tregut, duke mbuluar përkatësisht rreth 17% dhe 16% të industrisë.

Lexoni: Menjëherë pas Samsung, Huawei prezanton telefonin e tij të palosshëm

Megjithatë, të dy kanë humbur pjesën e tregut në tremujorin e katërt në krahasim me vitin e kaluar, sipas shifrave. Aksionet e Apple ranë me 2%, ndërsa të Samsung me rreth 1%.

Apple me të vërtetë ka humbur terren në disa gjëra, veçanërisht kur vjen puna te tregjet në zhvillim si Kina e Madhe,” tha Anshul Gupta, drejtor i lartë hulumtues në Gartner, në një intervistë për CNBC. “Ajo që po shohim në Kinë është se lojtarët kryesorë kinezë kanë rritur ndjeshëm cilësinë e smartfonëve të tyre”.

Apple shiti 64.5 milionë njësi iPhone në tremujorin e katërt të 2018, vlerësoi Gartner. Kjo pothuajse 12% më pak nga e njëjta periudhë e një viti më parë, duke shënuar rënien më të keqe tremujore në vit në dërgesat e iPhone,

Apple ka thënë se shitjet e pakta në përgjithësi janë kryesisht për shkak të performancës së tij të ngadaltë në Kinë. Ajo tha në rezultatet e saj më të fundit se të ardhurat e iPhone kishin rënë 15% në tremujorin e parë të vitit, që CEO Tim Cook deklaroi në atë kohë se ishte rezultat i konsumatorëve “duke mbajtur iPhone e tyre pak më gjatë se në të kaluarën” dhe “faktorë makroekonomikë veçanërisht në tregjet në zhvillim”.

Smartfonët Huawei, apo Oppo dhe Vivo, kanë karakteristika që mund të gjenden në smartfonët Samsung dhe Apple, por në të njëjtën kohë çmimet janë mjaft të ulëta. Ndërsa përsa i përket iPhone të Apple dhe Galaxy të Samsung, çmimi i tyre i lartë bën që konsumatorët gjithnjë e më shumë të kthehen në pajisje më të lira, të cilat ofrojnë funksionalitete të ngjashme.

Lexoni: Gjermania planifikon të përjashtojë Huawei nga rrjeti i ri 5G

Aq më tepër që Samsung erdhi me çmimin ekstrem në lançimin e smartfonit të tij të palosshëm prej 1,980 dollarë, Galaxy Fold. Komentuesit tashmë kanë filluar të paralajmërojnë se kostoja mund të jetë shumë e shtrenjtë për të tërhequr blerësit.

Njerëzit gjithnjë e më shumë po tregojnë të njëjtën “krenari” me zotërimin e një modeli kinez ashtu siç do të bënin me një pajisje Apple apo Samsung, ndërsa lojtarët vendas rrisin vizibilitetin e markave në tregjet ndërkombëtare.

Shtypi për Huawei

Nga ana tjetër edhe Huawei nuk ka qenë pa probleme, por ato lidhen më shumë me presionin politik sesa shqetësimet mbi çmimin dhe inovacionin.

Zyrtarët e SHBA kanë ngritur shqetësime rreth potencialit për telefonat dhe pajisjet e telekomunikacionit të Huawei që do të përdoren për spiunazh në emër të inteligjencës kineze. Aleatët kanë ndaluar aksesin për pajisjet e firmës në rrjetet e tyre të gjeneratës së ardhshme 5G.

Për më tepër, zyrtari kryesor financiar i Huawei, Meng Wanzhou u arrestua në fund të vitit të kaluar në Kanada dhe tani përballet me ekstradimin në SHBA. Meng, vajza e themeluesit të Huawei Ren Zhengfei, është akuzuar për kryerjen e mashtrimeve bankare.

Lexoni: Arrestohet në Kanada kreu i financave të Huawei, pritet ekstradimi në SHBA

Kompania ka mohuar pretendimet e Washington dhe Ren kohët e fundit ka përshkruar arrestimin e vajzës së tij si “të motivuar politikisht”. Megjithatë, Gupta tha se shtypi negativ kishte pak efekt në shitjet globale të smartfonëve të Huawei.

“Ata nuk kanë shumë kërkesa që vijnë nga SHBA, veçanërisht kur bëhet fjalë për pajisjet,” tha ai. “Vëllimi i tyre ka qenë pothuajse i papërfillshëm në atë treg”.

burimi: CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0