Të rinjtë shqiptarë që janë të punësuar në kompanitë botërore - Business Magazine Albania

Të rinjtë shqiptarë që janë të punësuar në kompanitë botërore


Nisur nga raste të shumta suksesi BusinessMag në këtë artikull iu sjell disa shembuj të të rinjve shqiptarë që punojnë në kompanitë më të njohura botërore, që nga WhatsApp e deri tek LinkedIn.

Aleksandër Bello është 24 vjeç, por përvoja dhe idetë e tij, nuk kanë lidhje me moshën. Është pa dyshim një mendje e ndritur, që e tejkalon moshën biologjike. I riu nga Tirana, prej afro 2 vitesh punon në kompaninë WhatsApp, në Karolinën e Veriut, në pozicionin e inxhinierit të software-ëve, mirëpo veç kësaj, kompania i ka besuar edhe një detyrë tjetër të rëndësishme: atë të identifikimit dhe përfshirjes së talenteve të reja në këtë fushë. Për një djalë që kishte studiuar në gjimnazin “Harry Fultz” në Tiranë, ishte e paimagjinueshme të bëhej pjesë e një kompanie gjigante.

Lexoni më shumë: Aleksandër Bello, shqiptari që punon prej dy vitesh në kompaninë globale, WhatsApp

I riu kosovar Benjamin Gecaj është futur në listën e personave që do të punojë për platformën sociale Instagram, falë një marrëveshjeje të arritur mes palëve. Benjamin ka arritur që për disa muaj të gjejë mangësi në sistemin e Instagram. Në këtë mënyrë fillimisht u shpërblye me 25 mijë dollarë, por më pas kompania ka kërkuar që studenti në fjalë të jetë pjesë e stafit të kompanisë. Benjamini është nga fshati Llaushë, i komunës së Skenderajt dhe ndjek studimet e vitit të parë në Shkenca Kompjuterike në kolegjin privat UBT.

Lexoni më shumë: Shqiptari nga Kosova shpërblehet me 25.000 $ dhe punësohet nga Instagram

Ardit Dine është ndër të rrallët inxhinierë të rinj shqiptarë që ka gjetur veten në Kinën e largët. Një mjeshtër i teknologjisë, krijues aplikacionesh që në moshë të re, ai po mbyll masterin në një prej universiteteve më të njohura kineze për teknologjinë e informacionit dhe tashmë është punësuar pranë një kompanie në zgjerim në Bihang. E ka nisur marrëdhënien me aplikacionet duke punuar me Nokian. Një aplikacion i Nokias, Livescore, mban emrin e tij. Atëherë ishte 17 vjeç dhe bashkëpunimin me kompaninë e ka mbajtur për disa vite, duke zhvilluar lojëra të ndryshme në telefon. Ofertat për të kanë qenë nga më të ndryshmet, por tani kompania ku punon e frymëzon. Dëshira e tij është ngjitja drejt Microsoft, por deri atëherë Ardit Dine ia ka dalë të jetë i riu që nëpërmjet teknologjisë të realizojë veten në vendin ku ajo ka më shumë kuptim.

Lexoni më shumë: Ardit Dine, talenti që po kërkohet nga gjigandët botëror të teknologjisë

Kompanisë së mirënjohur botërore, Samsung i është bashkaur si i punësuar Durim Klaiqi, një student shqiptar i vitit të dytë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, në UBT. Aty ai mban pozicionin si Theme Designer, duke u bërë kështu shqiptari i parë që bëhet pjesë e stafit të kësaj kompanie. Klaiqi arriti të bëhet pjesë e kësaj kompanie pasi kishte përpiluar një portofol që jepte shembuj konceptual për stilin e dizajnit, e cila u vlerësua pozitivisht nga ekipi i Samsung në dy pika kryesore, dizajn kualitativ dhe një trajtë unike e dizajnit. Klaiqi është duke punuar në sektorin e kësaj kompanie, të quajtur “Samsung Themes”, i cili është një shërbim që ofron personalizimin e pajisjes Android, përmes ndërrimit të User Interface.

Lexoni më shumë: Edhe Shqipëria ka tashmë një të punësuar në kompaninë Samsung

Ervis Trupja e filloi karrierën e tij si mësues i lëndës së matematikës ku kuptoi më mirë fuqinë e mësimdhënies efektive. Pas një viti mësimdhënieje profesionale, ai vendosi të sfidojë veten në industrinë e teknologjisë gjithnjë në zhvillim dhe ndryshim. Ai kurrë nuk ndaloi së mësuari aftësi të reja rreth programimit. Herët, ai filloi krijimin e aplikacioneve thjesht për argëtim. Ky pasion ka çuar në vendimin e tij për të punuar me orar të plotë në fushën e teknologjisë. Krijimi i kurseve është mënyra më e mirë për të kombinuar urinë për njohuri rreth teknologjive të reja dhe pasionin për të mësuar.

Ai udhëton drejt Kalifornisë në zyrat e LinkedIn Corporation (LinkedIn) ku punon për kursin online çdo herë që do të publikojë kurse. Për kursin ka punuar i vetëm, duke qenë nën vëzhgimin e një menaxheri nga LinkedIn, i cili kontrolloi scriptet, ideimin dhe ecurinë e kursit.

Lexoni më shumë: Ervis Trupja, shqiptari që i bashkohet ekipit të LinkedIn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0