Të rinjtë shqiptarë drejt Instagram e YouTube. Ku është Facebook? - Business Magazine Albania

Të rinjtë shqiptarë drejt Instagram e YouTube. Ku është Facebook?


BusinessMag Albania ju sjell gjetjet e një sondazhi të kryer mes të rinjve shqiptarë

Facebook nuk është më platforma më popullore e mediave sociale në mes të grupmoshës 18-24 vjeç në Shqipëri, sipas një studimi të bërë nga BusinessMag Albania “Mediat sociale & Të rinjtë në Shqipëri”.

Mosha mesatare që është bërë pjesë e studimit është 21 vjeç. Në total pjesë e studimit ishin të rinjtë e moshave 15 – 39 vjeç, me 56% meshkuj dhe 44% femra.

Sipas rezultateve të përpunuara nga Businessmag.al, Instagram është platforma më e përdorur mes të rinjve me 74%. Ai ka kaluar dhe Facebook, i cili përdoret nga 57% e të intervistuarve. Ajo që u vu re është Youtube, i cili po ashtu ka triumfuar mbi Facebook me 59%. Pas tyre vijnë LinkedIn (19%), Snapchat (11%), Twitter (8%), Reddit dhe Pinterest (3%).

Të rinjtë me të ardhura më të ulëta janë më të prirur të përdorin rrjetin Instagram më shumë se homologët e tyre nga familjet me të ardhura më të larta, e ndjekur nga YouTube.

Artikulli u publikua më parë në faqen 26 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.

100% e të anketuarve kanë pohuar se pajisja e tyre mobile (smartfone) është bërë pjesë e pandashme e jetës sociale të tyre, me 30% që përdorin laptopët për të aksesuar në mediat sociale, e ndjekur nga kompjuterët Desktop (17%) dhe Tabletët (6%).

Përsa i përket gjinisë, vajzat përdorin më shumë rrjetin social Instagram, ndërsa meshkujt identifikojnë YouTube si platformën e tyre.

46% e të rinjve rrinë në internet deri në 4 orë, me 15% që janë vazhdimisht online, 28% që rrinë deri në 10 orë dhe 17% që hyjnë online disa herë gjatë ditës.

Sondazhi gjithashtu zbuloi se nuk ka një konsensus të qartë mes të rinjve rreth efektit që media sociale ka në jetën e tyre. 13% e përshkruajnë si efekt negativ, rreth një e dyta (48%) si pozitiv, (20%) thotë se nuk është as pozitiv as negativ dhe 19% që nuk e përcaktojnë se çfarë efekti ka për ta.

Ajo që u vu re nga studimi është se tashmë mediat sociale po përdoren për kauza pozitive si për shembull, 67% kanë pohuar se i përdorin për t’u informuar, 46% për të folur me miqtë e tyre, 43% i kanë thjesht për të kaluar kohën dhe 52% se puna e tyre lidhet me to. Pra, ata po i përdorin për disa arsye, jo vetëm për një gjë të caktuar.

Anketa e u krye online, me një kampion të përzgjedhur prej 700 vetash. Të dhënat u përpunuan nga BusinessMag.

Artikulli u publikua më parë në faqen 26 të numrit 20 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0