Të ardhurat e Jeff Bezos pritet të kalojnë edhe pasurinë e Bill Gates - Business Magazine Albania

Të ardhurat e Jeff Bezos pritet të kalojnë edhe pasurinë e Bill Gates


Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos shumë shpejt mund ta largojë themeluesin e Microsoft-it, Bill Gates, nga froni i më të pasurit në botë.

Aksionet e Amazon gjatë këtij viti janë rritur me një të tretën, ndërsa të Premten e kaluar për herë të parë e kanë kaluar vlerën 1000$. Vlera totale e kompanisë është 485 miliardë $.

Jeff Bezos, që mban 17% të aksioneve është gati të arrijë pasurinë e Gates. Sipas Indeksit të miliarderëve të Bloombergut, pasuria e Bezos që nga fillimi i vitit është rritur me 20 miliardë $ dhe tani zotëron 86 miliardë $. Nga Gates me 89.9 e ndajnë vetëm “pak miliardë”.

Parashikohet që në të ardhmen Bezos do të ‘luftojë’ për vendin e parë me Mark Zuckerberg, themeluesin e Facebook, i cili vlen 65 miliardë $ dhe vetëm këtë vit ka shtuar pasurinë e tij me 15 miliardë $.

Biznesin me Amazon, Jeff Bezos e nisi në një garazh në Seattle, fillimisht me libra, më pas me ushqim, veshmbathje, pajisje elektronike dhe prodhime të tyre. Kompania ka blerë Washington Post, ka themeluar agjencinë për udhëtime hapësinore, Blue Origin dhe fondin që investon në kompanitë, si: Airbnb, Uber dhe Business Insider.

 

Burimi: telegrafi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0