Suedia mbyll kishat dhe saunat për të kursyer energji - Business Magazine Albania

Suedia mbyll kishat dhe saunat për të kursyer energji

Suedia mbyll kishat dhe saunat për të kursyer energji

Suedia ka mbyllur kishat dhe saunat në disa qytete në përpjekje për të ulur konsumin e energjisë elektrike dhe shpenzimeve gjatë këtij dimri. Andreas Mansson, inxhinieri që mbikëqyr nevojat energjetike të kishave në dioqezën e qytetit Lund, tha se nga 150 deri 540 kisha në këtë rajon do të mbyllen plotësisht ose pjesërisht gjatë dimrit në kuadër të përpjekjeve të Suedisë për të ulur konsumin e energjisë.

Kishat që do të mbeten të hapura do të ulin ngrohjen për të kursyer energji. Në kuadër të masave për kursimin e energjisë do të mbyllen edhe saunat, ndërsa disa prej tyre do të punojnë duke ulur temperaturat. Qeveria suedeze gjithashtu ka kërkuar nga organet shtetërore në 200 komunat të Suedisë të ulin konsumin e energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit.europe-cities

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0