Lakonics është një agjensi e fokusuar në transformimin dixhital të bizneseve duke filluar nga shërbime si marketing dixhital, dizajni, zhvillimi i aplikacioneve dhe faqeve në web, e deri tek konsulenca e biznesit, kontaktimeve të jashtme të IT dhe analizë të dhënash, nëpërmjet Lakonics ata do të ndryshojnë perceptimin dhe konceptet tradicionale të medias dixhitale.
Jurgen Lufo– Lakonics është një kompani e re në treg dhe fokusi i saj kryesor është ofrimi i shërbimeve për klientë të ndryshëm në mbarë botën dhe krijimi i aplikacioneve të brendshme. Një ditë u ndesha me një artikull online ku njoftohej se ministria kishte nxjerrë fonde për të ndihmuar startupet në Shqipëri. Duke njohur nevojat tona për financim menduam se ishte një rast shumë i volitshëm për të marrë mbështetje.
Momentalisht jemi duke bërë gati një MVP të klientit dhe kemi shpresë se projekti mund të jetë gati nga fundi i nëntorit.
Anisa Verushi. Ne pamë thirrjen që ishte bërë nga ministria, pamë kriterët që kërkoheshin dhe duke qënë se në kriterët i plotësonim dhe kështu vendosëm ta provojmë. Bëmë gati gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Plan buxhetin, CV-të e stafit, formularin e aplikimit i cili kërkonte planin e biznesit të detajuar dhe të emocionuar pritëm përgjigjen. Përgjigje që nëse do të ishte pozitive do të përshpejtonte realizimin e idesë tonë, të nisur tashmë.
Qëllimi i Lakonics ka qënë gjithmonë që të dalë me një produkt të vetëm. Duke parë që është shumë e vështirë të gjesh të gjitha eventet që ndodhin. Veç kësaj, si startup, shumë konferenca na kalonin pa marrë pjesë sepse nuk kishim informacionin kur dhe ku do të ndodhnin apo kush i organizonte. Dhe menduam, po sikur këtë gjënë ta ofrojmë ne. Kështu u mblodhëm si ekip, dhe pas shumë diskutimesh arriti “Zedzone” aplikacioni që pritet të dalë së shpejti.
Përdoruesit kryesorë do jenë çdo individ mbi 18 vjeç, bizneset, institucionet publike, gjithashtu dhe organizatat e huaja. Me pak fjalë, çdokush që organizon një event, qoftë konferenca, qoftë koncert, festival të gjithë mund të jenë pjesë e këtij aplikacioni.
Fillimisht ky aplikacion do të nisë në Shqipëri dhe më pas do të nisë në Austri si një treg në të cilin ne kemi edhe bashkëpunëtorët tanët atje dhe më pas në Kroaci. Pra, këto do të jenë tre tregjet e para, do synojë tregun e Europës dhe më pas do shtrihet edhe në tregun amerikan.
Almida Muka– Zedzone është një aplikacion mobile që shumë shpejt do gjendet në appstore dhe playstore. Është një platformë që bashkon organizatorin e eventit dhe pjesëmarrësin e thjeshtë. Këta nuk kanë profile të ndara sepse një orgnizator eventesh lehtësisht mund të jetë edhe pjesëmarrës në një event tjetër.
Hapat janë disi teknikë;
Fillimisht ëshë propozimi i idesë, ky shqyrtohet sa potencial ka si ide. Më pas bëhet analiza e biznesit dhe e tregut ku shihet nëse ky aplikacion të hidhet në treg. Shihet sa ia vlen të përdoren burimet e kompanisë për këtë aplikacion, krijohen dokument teknikë, zhvillohet një dizajn prototip dhe më pas kalon në fazën e zhvillimit.
jo fazë kërkon pak më shumë kohë dhe punë. Gjatë kësaj faze ngrihet struktuara, arkitektura, bëhet dizajni final dhe më pas bëhet testimi që të dalë në treg ai produkti final që ne dëshirojmë.
Lexo:
Njihuni me 3 folësit e Tirana Summit
Aktualisht ne kemi krijuar prototipin final që është MVP. MVP është minimum viable produkt.
E mira e këtij projekti është se kemi përdorur dy nga teknologjitë më të avancuara dhe me në zë për ta bërë këtë aplikacion funksional dhe estetikisht tërheqës.
Për të aksesuar gjithë features që ky aplikacon ofron, mjafton të krijosh një llogari. Pasi je regjistruar ti ke mundësi të krijosh një event, të fusësh të dhënat dhe më pas të krijosh biletat. Pas kësaj mund ti bësh post eventit dhe gjithë përdoruesëve të këtij aplikacioni u shfaqet në feed-in e aplikacionit. Po kështu edhe në je i interesuar të marrësh pjesë në një event. Do shikosh gjitha eventet që janë aktive dhe listën e vendeve të kaluara. Në momentin që aplikon mbi një event aty të shfaqen të gjitha informacionet e tij. Ky aplikacion ka edhe filtra që i lehtësojnë përdoruesit të gjejë më kollaj eventin që po kërkon.
Esmeralda Osmani. Ky aplikacion do të ofrohet falas për të gjithë llojet e përdoruesve, por normalisht nëse dikush kërkon benefite shtesë, ato do të jenë me pagesë. Një benefit mund të jetë shfaqja në plan të parë e një organizimi dhe këtu do të kërkohet një pagesë shtesë. Aktualisht janë të pararegjistruar 100 biznese dhe pritet që në dy muajt e parë të lancimit të arrijë në dhjetëmijë dhe brenda 2023-it numri i përdoruesve të shkojë gjashtë million.
Duke parë nevojën e lartë dhe kërkesën që kemi marrë gjithë këto kohë, pritshmëritë tona jane që brenda pesë vitesh të kemi përdorues nga e gjithë bota.
A.L.S Consulting ndikon në përmirësimin e klimës së biznesit, intesifikimin e bashkëpunimeve mes bizneseve, ngritjen e rrjetit ndërveprues dhe promovimin e kulturës së sipërmarrjes.
Pas një pune të gjatë dhe të përkushtuar, Laura Saro ndan përjetimet e nisjes së këtij projekti, deri tek finalizimi i tij me sukses.
Laura Saro – Kam mbaruar studimet në Angli për jurisprudencë dhe më pas, jam specializuar për të drejtë ndërkombëtare. Prej shtatë vitesh punoj si konsulente ligjore, si avokate dhe si juriste. Thënë ndryshe, jam krah i bizneseve shqiptare në rrugëtimin e tyre ligjor, financiar dhe strategjik.
Duke qënë se jemi prej kohësh bashkudhëtar të subjekteve shqiptare, kemi vënë re se ka një hendek përsa i përket vlerësimit të nevojave dhe problematikave që ata hasin në fushën ku ata ndërveprojnë si dhe mundësisë së tyre për të bashkëpunuar me biznese shqiptare dhe të huaja.
Fillimisht ne kemi dashur të zgjojmë dëshirën e subjekteve për të qenë aktorë në proçesin e integrimit ekonomik të vendit në BE, por gjithashtu për të qenë promovues dhe përfitues të këtij proçesi.
Deri më tani kemi kryer mbi dy mijë sondazhe. Tre vendet e pilotimit janë Tirana, Pogradeci dhe Struga. Kemi futur Strugën për të hapur tentativen e parë kundrejt rajonit. Me mbarimin e sondazhit kryhet një studimit i thelluar nga ekspertët kur krijohet një matricë detyrash dhe rekomandimesh dhe alternative zgjidhjesh për bizneset se si ato të ndërveprojnë në tregun rajonal dhe më gjërë. Në fund të kësaj do të botohet një libër i mirfilltë praktik që u jep përgjigje nevojave dhe problemeve që bizneset kanë.
Lexo:
Trajnim dy ditor për format e kontratave FIDIC
Gjatë zhvillimit të këtij studimi ne kemi lancuar një website në të cilin bizneset shqiptare mund të antarësohen dhe të kenë mundësi komunikimi me njëri-tjetrin, të ndërveprojnë dhe të shkëmbejnë marrëveshje ose informacion. Le të themi është një mini-dhomë tregëtie ku u jepet mundësi bizneseve të ndërveprojnë me njëra-tjetrën.
Ne, duke qënë një shoqëri konsulence, jo vetëm u japim mundësi bizneseve të ndërveprojnë me njëra-tjetrën, por edhe i orientojmë drejt tregjeve të ndryshme financiare.
Unë bësoj se ky startup e ka përmbushur kriterin inovativ, sepse ka ndërlidhur një nevojë konkrete me kriterin inovativ, pra me mënyrën se si do ta përmbushë këtë nevojë.
Është një hap i parë në Shqipëri, që natyrisht e pret një rrugë e gjatë për t’u zhvilluar dhe për të arritur qëllimin fundor që ajo ka, por që natyrisht është një pikënisje shumë e mirë.
Projekti është vlerësimi i nevojave dhe rekomandimet kundrejt integrimit rajonal ekonomik me fokus zhvillimin e komunitetit së biznesit në rajon. Në këtë fazë ne kemi lansuar website-n dhe platformën online dhe jemi duke formuluar të gjitha të dhënat që janë mbledhur nga sondazhet. Brenda tetorit do të publikohet libri, studimi si edhe revista. Kështu që brenda tetorit projekti do të jetë ezauruar përsa i perket kontributit që ka dhënë Ministria e Sipërmarrjes.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.