Spark.me 2019 hap thirrjet për aplikime për Konkursin e Startup-ve - Business Magazine Albania

Spark.me 2019 hap thirrjet për aplikime për Konkursin e Startup-ve


Ekipi fitues do të prezantojë startup-in e tij para investitorëve në San Francisco

Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të biznesit / internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 25-26 Maj, 2019,Porto Montenegro Auditorium, në Tivar, Mali i Zi. Spark.me sapo ka hapur thirrjet për aplikime për “Konkursin e Startup-ve“. Ekipi fitues do të ketë mundësinë unike të prezantojë startup-in e tij para investitorëve dhe medias në “TechCrunch Disrupt San Francisco 2019 Startup Alley”.

Lexoni: Çfarë ndodhi në spark.me 2018? Konferenca që mblodhi mbi 450 pjesëmarrës në Budva

Misioni i i këtij konkursi është që të mbledhë të gjithë startup-et e suksesshme nga e gjithë Europa, t’i ndihmojë ata të rriten dhe të ndajnë idetë e tyre me botën. Fituesit e mëparshëm të Spark.me Startup Competition janë Top Digital Agency (2018), Couch Coach (2017), dryTools (2016), COPRIX media (2015), FishingBooker (2014) dhe TruckTrack (2013). Të gjitha startup-et e themeluara pas 1 Shtatorit të vitit 2017 dhe që kanë marrë më pak se 2.5 milionë dollarë financim, kanë të drejtë të aplikojnë, pavarësisht se ku janë të regjistruar.

Për të marrë pjesë, të gjitha ekipet e interesuara duhet të plotësojnë formularin e aplikimit në http://spark.me/startups/, pas së cilës ata do të kalojnë në raundin e para-përzgjedhjes. Afati i aplikimit është data 15 Prill 2019, 23:59:59 UTC. 10 ekipet që do të kalojnë fazën e selektimeve do të shpallen në datën 22 Maj 2019 në faqen zyrtare të konferencës www.spark.me dhe do të ftohen të prezantojnë startup-in e tyre para një jurie ndërkombëtare në konferencën Spark.me në datat 25-26 Maj.

Ekipi fitues do të fitojë një mundësi që vjen vetëm njëherë në jetë për të prezantuar dhe diskutuar idenë e tij me “Elitën e teknologjisë” në San Francisco në datat 2-4 Tetor 2019, do të përfitojë biletat e fluturimit, akomodimin në hotel për tre ditë (për dy persona), dy bileta për konferencën tre ditore “TechCrunch Disrupt San Francisco 2019” dhe një kabinë në “Startup Alley”. Me mbi 10,000 pjesëmarrës dhe mbi 400 media, Disrupt SF është vendi për të gjetur klientë të rinj, për të marrë vëmendjen e medias dhe për të takuar investitorët e ardhshëm. Startup Alley është zemra e Disrupt SF ku mbi 1,200 startup-e dhe sponsorë do të shfaqin produktet e tyre më të fundit të teknologjisë, platformat dhe shërbimet.

Lexoni: Rikthehet Spark.me 2019 me folësen e parë, Anab Jain, fituese e disa çmimeve në dizajn dhe në prodhimin e filmave

Spark.me  ka prezantuar deri tani dy folës – Anab Jain (folëse e TED, dizajnere, regjizore dhe bashkë-themeluese e Superflux, një kompani për inovacionin, dizajnin dhe teknologjinë) dhe Jeremiah Owyang (bashkë-themelues i Kaleido Insights dhe konsiderohet si personi kryesor dhe zëri përfundimtar në programet e inovacionit të korporatave).

Biletat e Spark.me janë në dispozicion në faqen zyrtare të konferencës www.spark.me. Çmimi i plotë i biletës është 300 €. Megjithatë, të gjitha palët e interesuara mund të përfitojnë nga ulja e çmimit të biletave dhe ta marrin atë për vetëm 150 €, deri në datën 14 Mars. Studentët e shkollave të mesme, studentët në universitet, në studime pasuniversitare dhe PhD, të cilët janë 27 vjeç ose më të rinj mund të marrin biletën e tyre për një çmim special prej 50 €.

Lexoni: Jeremiah Owyang, CEO i Catalyst Companies, është folësi më i ri në Spark.me 2019

Biletat e konferencës Spark.me përfshijnë: të gjitha sesionet e konferencës, konkursin startup, drekën në të dy ditët e konferencës, të gjithë “coffee breaks” në të dy ditët e konferencës dhe një pritje koktejli në mbrëmjen e ditës së parë të konferencës. Në biletë nuk përfshihen akomodimi dhe transporti. Të gjitha biletat e blera mund të transferohen tek një person tjetër (“ndryshim emri”), por nuk mund të kthehen.

Spark.me, një nga konferencat më të kuruara të biznesit/internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 25-26 Maj, 2019, në Porto Montenegro Auditorium, në qytetin e Tivarit, zemra e industrisë së turizmit bregdetar të Malit të Zi. Ky është viti i parë që Spark.me do të mbahet në Portin e Malit të Zi, në portin kryesor të lundrimit të Mesdheut dhe të përdorë një nga auditorët më të mëdhenj dhe më të mrekullueshëm të Malit të Zi.

Konferenca është organizuar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që është në ngarkim të domain-it kombëtar të internetit të Malit të Zi – .ME. Që atëherë, ajo u rrit nga një pikë takimi për disa dhjetra entuziastë të teknologjisë dhe geeks në një ngjarje të teknologjisë dhe marketingut për rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Vetëm në 2018, Spark.me mblodhi 580 pjesëmarrës nga 28 vende. Spark.me sjell histori nga zgjidhjet teknologjike më inovative, modele të reja të biznesit, strategji angazhimi të markave, iniciativa për ndryshimin e botës dhe bën së bashku biznesin, teknologjinë, udhëheqësit e inovacionit, marketerët, startup-et dhe geeks.

Ju mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me konferencën në faqen zyrtare të Spark.me, në faqen në Facebook, në Twitter dhe në Instagram.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0