Jeremiah Owyang, CEO i Catalyst Companies, është folësi më i ri në Spark.me 2019 - Business Magazine Albania

Jeremiah Owyang, CEO i Catalyst Companies, është folësi më i ri në Spark.me 2019


Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të biznesit / internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 25-26 Maj, 2019, në Porto Montenegro Auditorium, në Tivar, Mali i Zi. Spark.me sapo ka prezantuar folësin e dytë të këtij viti Jeremiah Owyang. Jeremiah konsiderohet si personi kryesor dhe zëri përfundimtar në programet e inovacionit të korporatave dhe ndër të tjera ka punuar me klientë si Adobe, Electrolux, Wells Fargo, Nestle, Cisco, Western Union, Visa, Colgate, Yum dhe Pepsi.

Lexoni: Çfarë ndodhi në spark.me 2018? Konferenca që mblodhi mbi 450 pjesëmarrës në Budva

Nga inovacioni në korporata, teknologjia autonome apo mirëqenia moderne, Jeremia sheh çdo aspekt të teknologjive në zhvillim përmes lenteve të rritjes, mundësive dhe vazhdimisht është në vëzhgim të sjelljeve dhe pritshmërive të konsumatorit. Ai është partner themelues në Kaleido Insights, një firmë hulumtuese kërkimore mbi mënyrën se si trendet teknologjike ndihmojnë kompanitë e mëdha të lidhen me klientët e tyre. Ai gjithashtu është themelues e CEO i Catalyst Companies, një këshill inovativ që shërben si katalizator për ndryshimet që ndodhin në kompanitë e mëdha. Jeremiah ka qenë gjithashtu partner themelues dhe Drejtor i Kërkimeve pranë Altimeter Group, i specializuar në strategjinë e klientëve dhe teknologjitë në zhvillim.

Një lider i njohur i mendimit dhe publikues i lexuar gjerësisht, Jeremiah është shfaqur në botime të tilla si The Wall Street Journal, The New York Times, USA Today dhe Fast Company. Site i tij, “Web Strategist” është një nga blogjet kryesore mbi atë se si korporatat lidhen me klientët e tyre duke përdorur teknologjitë Web. Jeremiah ka dalë në “Who’s Who” në Silicon Valley Business Journal dhe profili i tij në Twitter është cilësuar si një nga profilet më të mira nga Time. Përmes Catalyst Companies dhe Kaleido Insights, ai gjithashtu publikon raporte të shumta kërkimore, playbooks dhe punime për të ndihmuar bizneset të lundrojnë në ndryshime, të përmirësojnë përvojat e klientëve dhe të identifikojnë trendet para se të ndodhin.

Spark.me prezantoi më parë folësen e tij të parë – Anab Jain, një folëse e TED, dizajnere, regjizore dhe bashkë-themeluese e Superflux, një kompani për inovacionin, dizajnin dhe teknologjinë.

Lexoni: Rikthehet Spark.me 2019 me folësen e parë, Anab Jain, fituese e disa çmimeve në dizajn dhe në prodhimin e filmave

Biletat e Spark.me janë në dispozicion në faqen zyrtare të konferencës www.spark.me. Çmimi i plotë i biletës është 300 €Megjithatë, të gjitha palët e interesuara mund të përfitojnë nga ulja e çmimit të biletave dhe ta marrin atë për vetëm 150 €, deri në datën 14 Mars. Studentët e shkollave të mesme, studentët në universitet, në studime pasuniversitare dhe PhD, të cilët janë 27 vjeç ose më të rinj mund të marrin biletën e tyre për një çmim special prej 50 €.

Biletat e konferencës Spark.me përfshijnë: të gjitha sesionet e konferencës, konkursin startup, drekën në të dy ditët e konferencës, të gjithë “coffee breaks” në të dy ditët e konferencës dhe një pritje koktejli në mbrëmjen e ditës së parë të konferencës. Në biletë nuk përfshihen akomodimi dhe transporti. Të gjitha biletat e blera mund të transferohen tek një person tjetër (“ndryshim emri”), por nuk mund të kthehen.

Spark.me, një nga konferencat më të kuruara të biznesit / internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 25-26 Maj, 2019, në Porto Montenegro Auditorium, në qytetin e Tivarit, zemra e industrisë së turizmit bregdetar të Malit të Zi. Ky është viti i parë që Spark.me do të mbahet në Portin e Malit të Zi, në portin kryesor të lundrimit të Mesdheut dhe të përdorë një nga auditorët më të mëdhenj dhe më të mrekullueshëm të Malit të Zi.

Lexoni: 5 Mësime të vlefshme marketingu nga konferenca Spark.me

Konferenca është organizuar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që është në ngarkim të domain-it kombëtar të internetit të Malit të Zi – .ME. Që atëherë, ajo u rrit nga një pikë takimi për disa dhjetra entuziastë të teknologjisë dhe geeks në një ngjarje të teknologjisë dhe marketingut për rajonin e Ballkanit dhe më gjerë. Vetëm në 2018, Spark.me mblodhi 580 pjesëmarrës nga 28 vende. Spark.me sjell histori nga zgjidhjet teknologjike më inovative, modele të reja të biznesit, strategji angazhimi të markave, iniciativa për ndryshimin e botës dhe bashkon së bashku biznesin, teknologjinë, udhëheqësit e inovacionit, marketerët, startup-et dhe geeks.

Ju mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me konferencën në faqen zyrtare të Spark.me, në faqen në Facebook, në Twitter dhe në Instagram.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0