5 Mësime të vlefshme marketingu nga konferenca Spark.me

5 Mësime të vlefshme marketingu nga konferenca Spark.me


Spark.me është një nga konferencat më të kujdesshme të biznesit / internetit në Evropën Juglindore. Ajo organizohet çdo vit që nga viti 2013, si pjesë e programit CSR të Domain.ME, kompani që operon në domenin kombëtar të Malit të Zi. Konferenca ka bërë një rrugë të gjatë gjatë gjithë këtyre viteve: nga të qenit një pikë takimi për disa entuziastë të teknologjisë dhe geeks për t’u bërë një ngjarje që duhet të vizitohet patjetër, e cila tërhoqi 580 pjesëmarrës nga 28 vende vitin e kaluar.

Nëse jeni të dashuruar me marketingun dixhital, apo thjesht po flirtoni me të, e dini se është një fushë e gjerë ekspertize shumë dinamike dhe emocionuese. Kjo është eksperienca e një pjesëmarrëseje në Spark.me, e cila ka mësuar si të përballet me vështirësitë, të kapërcejë pengesat dhe të ndjekë ëndrrat e saj falë disa folësve shumë special të konferencës.

“Krishtlindjet ishin jeshile përpara se të zbulohej Coca-Cola.” – Tine Thygesen

E keni pyetur ndonjëherë veten çfarë ka të përbashkët një individ me një kompani? Përgjigjia është- brandi. Na pëlqen apo jo, secili prej nesh ka një brand personal. Si term, brandi personal mund të jetë egocentrik dhe pak konfuz, kur e vlerëson veten si një brand.

Një nga folëset e Spark.me 2015 ishte Tine Thygesen, sipërmarrëse dhe inovatore nga Danimarka, dhe gjithashtu një nga themelueset e startup-it Everplaces. Ajo përdori një mënyrë shumë të thjeshtë për të shpjeguar këtë koncept kompleks: “Brand është çdo gjë që njerëzit e tjerë thonë për ne.”

Çdo gjë që ne postojmë online, bëhet një pjesë integrale e identitetit tonë online. Identiteti jonë online është i barabartë me brandin tonë personal. Si kështu? Është e zakonshme që ne të krijojmë përshtypje për njerëz të ndryshëm bazuar në atë çfarë ata postojnë online. Për këtë arsye është e rëndësishme të mendohesh dy herë përpara se të postosh online, aty ky gjithçka shihet e gjykohet nga të gjithë. E njëjta gjë vlen dhe për kompanitë. Kur blejmë një produkt apo shërbim, ne duam të dimë vlerat që ka kjo markë, dhe për këtë arsye zgjedhim marka, vlerat e të cilave përshtaten me vlerat tona. Tine tha se duhet të përpiqemi të lidhemi me njerëzit me të cilët ndajmë vlera, në vend që t’i ndryshojmë ato për t’u përshtatur me pjesën tjetër.

“Mbrapa çdo ekrani, shprehie dhe përshtypje qëndron një njeri… Jo një klient.” – Brian Solis

Arti i humanizmit dhe personalizimit. Rëndësia e vlerës së brandit. Pashmangshmëria e komunikimit të duhur dhe potencialit të kuptuarit të klientit. Të gjitha këto janë terma, të cilat marketerët digjital i njohin.

Lexoni: Brian Solis: “Nëse jeni në SparkMe, po mundoheni të ndryshoni botën”

Brian Solis, një nga ekspertët më të njohur të marketingut, analist dhe shkrimtar na bëri të kujtojmë se marka, do të thotë eksperiencë. Duket pak konfuze, por në fakt është shumë e logjikshme. Brandet e përdorin ekperiencën si një mënyrë për t’ju dhënë jetë gjërave që ne duam shumë. Shembulli më i freskët është ai i vendimit të Disney për të krijuar një xhirim fotorealistik me kompjuter të “Mbretit Luan”, një film i animuar.

Teknologjia është një mjet që përdoret për të arritur qëllimet kryesore, për t’u afruar me njerëzit. Nëse keni patur ndonjë eksperiencë jo të këndshme me shërbimin e një kompanie të caktuar, me siguri ju nuk do të drejtoheni tek ta për të blerë sërish. Në fakt, ju mund të guxoni më shumë, duke e ndarë zhgënjimin tuaj e duke ndikuar dhe tek të tjerët. Madje, madje, të bëni dhe një postim në Facebook për këtë situatë që keni kaluar.

Konkluzioni: Eksperiencat individuale janë ato që përcaktojnë marrdhënien tonë me kompanitë.

“Nuk ka rëndësi sa shpejt ndryshon bota, ajo kurrë nuk do të ketë ritëm më të ngadaltë” – Mark W. Schaefer

Secili nga ne ka dëgjuar të paktën një herë se ekzistojnë tre hapa kryesor për marketingun e suksesshëm: ndërgjegjësimi i klientëve, besimi i konsumatorit dhe besnikëria e konsumatorit. Mark W. Schaefer, folës në Spark.me 2018, na bëri të kuptojmë se kjo nuk është më e vërtet.

Ne kemi dëshmuar ndryshime në sjelljen e konsumatorit në fushën e teknologjisë, sidomos kur flitet për konsumin e përmbajtjes. Përveç kësaj, njerëzit varen tek njerëzit, dhe jo tek brandet (siç ka ndodhur më parë). Për këtë arsye, çelësi është fokusimi tek përmbajtja e krijuar nga njerëzit (influencers, klientë të kënaqur…) për njerëzit, në vend të përmbajtjes së krijuar nga kompanitë. Teknologjia fillon barazohet me sjelljet njerëzore. Fokusi nuk është më tek klientët, por tek njerëzit dhe nevojat e tyre. Megjithatë, ka akoma hapësira në të cilat teknologjia nuk mund të influencojë.

“Njerëzit duhet të më njohin, të më duan, të më besojnë që të blejnë tek unë.” – Ramon De Leon

A ka ndonjë formulë magjike për të krijuar një marrëdhënie ideale me klientët? Nëse po, është një person, i cili mund ta na tregojë më shumë për të: Ramon De Leon, folës në Spark.me 2015, vizionar në rrjetet sociale ndërtoi një brand si Domino’s Pizza në Chicago dhe na ka dhënë disa leksione shumë të vlefshme për marrëdhënien brand-klientë.

Sekreti i tij qëndron te komunikimi i vazhdueshëm me njerëzit në rrjetet sociale. Nëse nuk të pëlqen pica që ke porositur te Domino’s në orën 2 të natën dhe vendos të ankohesh në Twitter, është e sigurt që ata do të sjellin një tjetër brenda orës, sigurisht falas. Dikush mund të mendoj se kjo është e tepruar, por unë nuk jam dakord. Të gjithë ne duam të shohim njerëzit që qëndrojnë pas kompanive që duam, dhe nëse kuptojmë se ata janë të apasionuar për kompaninë e tyre, edhe ne fillojmë ta pëlqejmë më shumë. Dhe sidomos kur merr një trajtim kaq të veçantë, shanset janë që të bëhesh një konsumator besnik.

Lexoni: Çfarë ndodhi në spark.me 2018? Konferenca që mblodhi mbi 450 pjesëmarrës në Budva

“Teknologjia e cila krijon lidhje, nuk ekziston më. Është diçka që e bëjnë vetëm njerëzit.” – Danica Kombol

Kjo është një pjesë nga fjalimi i Danica Kombol, CEO e agjencisë së marketingut Everywhere, në Spark.me. Ajo foli për konceptin e rrëfimit, dhe shpjegoi se si influencers mund të ndihmojnë në zhvillimin e brandit.

Ajo tha se njerëzit kanë rrëfyer histori që në lashtësi. Ndryshimi i vetëm tani, është se ne e rrëfejmë çdo gjë në rrjetet sociale. Ndikimi i historive bëhet më i madh, ato mund të udhëtojnë dhe më larg se më parë. Postimet dhe historitë tona shihen nga miqtë dhe familjarët, por shkon më larg se kaq.

Gjithësecili nga ne ka pak miqë “imagjinarë”, njerëz që ne nuk i njohim jashtë botës online. Nëse doni të dini për rëndësinë e tyre për një kompani, Danica ka një përgjigje. Rreth 92% e konsumatorëve besojnë tek rekomandimet nga njerëz që takojnë në përditshmëri. Ky fakt reflekton impaktin e rrjeteve sociale, si te konsumatorët dhe te kompanitë. Shërben gjithashtu si një mësim për të gjithë njerëzit që besojnë se media sociale është diçka e thjeshtë, kalimtare. Për t’u bërë një mjeshtër i marketingut në rrjetet sociale duhet të njohësh psikologjinë, sociologjinë, marketingun, trendet e reja dhe analytics. Për më tepër, duhet të dish të interpretosh dhe rezultatet, për të dalë në konkluzionet e duhura dhe për të adaptuar strategjinë tënde të marketingut. E thjeshtë? Nuk e besoj. E arritshme? Me shumë punë dhe dedikim, sigurisht.

Lexoni: Çfarë ndodhi në spark.me?

/LinkedIn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0