Si të tejkaloni ankthin e mëngjesit - Business Magazine Albania

Si të tejkaloni ankthin e mëngjesit

Është normale të kesh ankth mëngjesi njëherë në kaq kohë. Prezantimet në punë, intervistat e reja për punë, testet në shkollë, apo një takim në çift për të ngrënë mëngjes, janë të gjithë faktorë që mund të ndikojnë në rritjen e stresit në mëngjes. Por nëse kjo gjendje ankthi ndodh më shumë sesa një herë në kaq kohë, atëherë lind nevoja të studiohet mirë e t`i kushtohet rëndësi.

Pse ankthi është më i lartë në mëngjes?

Kortizoli rritet në mëngjes.

Ankthi në mëngjes mund t’i atribuohen kortizolit, i cili është më i lartë kur zgjoheni nga gjumi.

Zakonet tuaja të gjumit gjithashtu mund të jenë një faktor.

Është tepër e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje orarit tuaj të gjumit.

Sistemi cirkadian mund të luajë një rol të madh në ankthin dhe simptomat e panikut. Njerëzit kanë më shumë simptoma paniku në mëngjes dhe pasdite. Një pjesë e rritjes së ankthit mund të jetë për shkak të rritjes së kortizolit të nxitur nga cirkadia.

Përgjigja e stresit ‘lufto ose ik’ pushon natën teksa flini, por mund të mos pushojë aq shumë tek individët me nivele më të larta ankthi. Kjo mund të sjellë një inerci të shtuar të stresit që përjetohet edhe gjatë natës.

Stresi i vazhdueshëm (pa pushim) është ai që mund të çojë në atë ndjenjë paniku kur bie alarmi i fillimjavës. Mëngjeset, veçanërisht mëngjeset e së hënës, janë ato kur ndodhin më shumë goditje në zemër.

Rifillimi i punës, vonesa të mundshme nga një model i ndryshuar i gjumit në fundjavë çon në një mundësi më të madhe të situatave të padëshiruara kardiovaskulare.

Lexo:2 Maj, Horoskopi i karrieres dhe profesionit

Shëndeti mendor luan një rol bazë

Si ta menaxhosh?

Nëse jeni zgjuar me ndjenja ankthi, një boshllëk në stomakun tuaj apo edhe një atak paniku, është koha për të lënë një takim për t`u kujdesur për shëndetin mendor. Ky fenomen mund të ketë një ndikim serioz në mirëqenien tuaj dhe aftësinë tuaj për të menduar me qetësi dhe për të pasur një plan realist për ditën.

Filloni të mbani një ditar për të regjistruar përvojën tuaj. Kjo mund t`ju ndihmojë edhe në takimet me terapistin tuaj.

Një mjet tjetër i shpejtë që rekomandohet për ankthin është frymëmarrja diafragmatike. Praktikojeni këtë duke marrë frymë për katër sekonda me hundë, duke e mbajtur atë për katër sekonda dhe duke nxjerrë frymën nga goja për gjashtë sekonda.

Joga pak minuta në mëngjes mund të jetë ndihmuese.

Gjithashtu:

Shkoni në shtrat në të njëjtën orë çdo ditë

Dilni nga ekranet (TV, kompjuter, telefon) 30 minuta para gjumit

Hidhni mendimet negative në ditar

Meditoni

Përdorni një batanije të rëndë për të fjetur.healthline

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0