Si të ruani energjitë tuaja gjatë gjithë ditës në punë? - Business Magazine Albania

Si të ruani energjitë tuaja gjatë gjithë ditës në punë?

Askujt nuk i pëlqen ideja të jetë i plogësht, me pak energji dhe gjallëri të venitur. Kur mendojmë për jetën tonë, të gjithë duam që ajo të jetë me energji, drithëruese, e plotësuar. E megjithatë, një numër i lartë njerëzish ndihen vazhdimisht ose shumë shpesh të lodhur, pa energji, apatikë, të pamotivuar, të fikur. Pse ndodh kjo?

Jeta stresuese, plot me detyrime, i privon shumë njerëz nga çfarëdolloj mundësie rekuperimi. Kështu, vit pas viti, lodhja grumbullohet, deri sa shndërrohet në një konstante të jetës.

Pini mjaftueshëm ujë

Uji nuk është i rëndësishëm vetëm për të hidratuar lëkurën dhe për aparatin tretës, por edhe për të oksigjenuar të gjithë sistemin limfatik e qelizor (jo rastësisht formula kimike e ujit është e përbërë përveç hidrogjenit ashtu dhe nga oksigjeni: H2O). Jini të vetëdijshëm për sasinë e ujit që pini gjatë gjithë ditës. Do të ndiheni më mirë kur të keni pirë të paktën dy litra ujë në ditë.
Sa më shumë fruta dhe perime

Një dietë e ekuilibruar është thelbësore për të ruajtur organizmin në formë dhe për të mbajtur sa më larg sëmundjet. Konsumoni sa më shumë perime dhe fruta, edhe jashtë vakteve. Shfrytëzojini ato për të ulur aciditetin e ushqimeve: sa më shumë kunguj, fasule, selino, sallatë. Po ashtu besojini shprehjes: “Një mollë në ditë, i thotë mjekut ik”, duke e zëvendësuar mollën me tri-katër kokrra në ditë.

Ushtrime fizike aerobie

Edhe pse shumë njerëz mendojnë se mungesa e aktivitetit fizik është një mënyrë për të rifituar energjinë dhe për të pushuar, nuk është kështu: muskujt tanë janë bërë për t’u përdorur dhe për t’u ngacmuar nga lëvizja fizike. Ushtrimet fizike shtojnë energjinë, duke bërë që zemra të rrahë më shumë, prodhon më shumë oksigjen në gjak dhe në muskujt e trupit dhe shton aftësinë kardio-respiratore.

Kushtojini rëndësi mëngjesit

Shumë njerëz mendojnë se vakti i mëngjesit nuk është shumë i rëndësishëm, por e kanë gabim. Trupi juaj ka pushuar gjithë natën dhe mënyra e vetme për ta “rindezur” në mëngjes është duke e ushqyer. Është njësoj si të nisni makinën pa karburant  nuk do të ndizet. Diçka e lehtë dhe e shëndetshme është një mënyrë e shkëlqyer për të filluar ditën.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0