Si të gjejmë gjuhën e përbashkët me udhëheqësit? - Business Magazine Albania

Si të gjejmë gjuhën e përbashkët me udhëheqësit?

Udhëheqësit i motivojnë punonjësit e tyre, që gjë i frymëzon punëtorët që të ndjekin shembullin e tij. Ata japin edhe vetë ide dhe punojnë së bashku me punonjësit. Liderët e vertetë i tregojnë qartë objektivat dhe veprimet që kanë dhe synojnë arritjen e qëllimeve bashkë me ekipin. Kur një ekip i punës ka besim në udhëheqësin e tyre, kjo u ndihmon në përmirësimin e kulturës brenda tij.

Ndryshe prej kësaj shefi është i ngurtë, nuk i tregon synimet dhe idetë e tij për kompaninë dhe gjithmonë është në pritje të punonjësve, gjë që i detyron ata të punojnë pa udhëzime.

Ka disa taktika të cilat ju bëjnë juve më fleksibël dhe më të përshtatshëm me natyrat e shefave.

I duruari i fituari

Mos harrroni faktin se të punuarit për një përson apo kompani të caktuar është thjesht një deryrë e përkohshme por për të cilën keni nevojë. Ajo do të jetë edhe një trampolinë mjaft e mirë në karrierën tuaj të ardhshme, ndaj duroni në mënyrë të tillë që të shikoni frytet e punës suaj.

Shmnagni surprizat

Shefat e rreptë më shumë se çdokush tjetër, i urrejnë surprizat sepse ka të bëjë me faktin e të zënit në befasi.

 Krijoni një marrëdhënie të mirë me kolegët

Kushtojini rëndësi një fakti të tillë dhe do të shikoni që orët tuaja në punë do të kalojnë fare pa e kuptuar.

 Mos thoni gjithmonë “po”

Nuk është e thënë që për të pasur një marrëdhënie sa më të mirë me shefin tuaj duhet të pohoni gjithçka që ai thotë. Por përpara se të thoni “jo” për një çështje të caktuar duhet ta keni mjaft mirë të argumentuar.

 Përpiquni të jeni sa më efikasë

Zakonisht nëse punonjësit janë efikasë dhe përmbushin të gjitha detyrat e ngarkuara, edhe marrëdhënia me shefin edhe pse e rreptë do të jetë mëse e mirë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0