Si lindi GARAZH, vendi ku lindin dhe fuqizohen Idetë

Si lindi GARAZH, vendi ku lindin dhe fuqizohen Idetë


Si lindi GARAZH, vendi ku lindin dhe fuqizohen Idetë

Në vetvete ajo që tre themeluesit kërkonin ishte ngritja e komnunitetit të startupeve në Shqipëri, jo vetëm themelues, jo vetëm IT, jo vetëm inxhinierë, jo vetëm dizajnera, por të gjithë së bashku me aktorët tashmë në lojë. Veprimtaria është e thjeshtë, çdo ndryshim nis nga edukimi, për këtë arsye, përqendrimi do të jetë edukimi, i cili falë rritjes së ndërgjegjësimit për sipërmarrjen startup dhe inovacionin, në terma afatgjatë do të hapë mendjen e të rinjve shqiptarë, duke i bërë më të prirur ndaj ndryshimeve dhe ideve novatore.

Garazh është një organizim i ri dhe inovativ i ngritur me qëllim të ofrojë mbështetjen e komunitetit shqiptar të startup, IT si dhe entuziastëve të sipërmarrjes inovatore.

Për të gjithë ata që tashmë e kanë nisur rrugën e tyre, Garazh do t’i ndihmojë me trajnime të vazhdueshme në lidhje me fushat që interesojnë startupet. Tashmë programi përfshin një larmishmëri trajnimesh mbi gjuhë të ndryshme kodimi, teknika shitje e marketing dixhital, sipërmarrje, gjetje dhe manaxhim burimesh financiare. Më shumë pritet të shtohen. Ndërkohë që në vendin tonë janë shfaqur filizat e startupeve dhe ato çdo ditë luftojnë me 1001 problemet e mundshme që mund të dalin, Garazh i vjen në ndihmë komunitetit duke vepruar në të njejtin kah, forcimin e tij, forcimin e zërit, lobimin dhe marrëdhënien e shkëmbimit mes komunitetit startup dhe komunitetit në përgjithësi.

Ajo që do të bëjë të veçantë nismën Garazh, është se bizneset startup do të kenë një bazë të sigurt për të gjetur bashkëthemelues apo staf që ndajnë të njëjtin vizion me ta. Eventet e networkut dhe formatet e garave nuk do të mungojnë. Një memorie institucionale e të gjithë komunitetit do të krijohet. Startupet e ngritura te Garazh do të gjejnë gjithnjë ndihmë, jo vetëm në lidhje me komunitetin por edhe me gjejtjen e programeve me të mira të akselerimit, inkubimit, financimit dhe hapësirave co-working.

Zhvillimi i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm i ekosistemit të startupeve dhe profesionistëve të lirë dhe komunitetit nëpërmjet ngritjes dhe fuqizimit të vazhdueshëm të komunitetit të sipërmarrësve inovativë startup në çdo fazë të ciklit jetësor (të biznesit) do të konvertohet në përmirësimin e jetesës jo vetëm në rajonin e këtij komuniteti por edhe përtej; Në fund të fundit vetë përkufizimi i startup-i pretendon që ky lloj organizimi lind për të zgjidhur problemet madhore të shoqërisë globale.

Deri tre vjet më parë term i padëgjuar, startupet në Shqipëri po hyjnë në gjuhën e përditshme të rinisë dhe sipërmarrësve. Vetë ekosistemi është ende në formëzim dhe aktorët aktualë së bashku me Garazh-in, po bëjnë një punë të mirë në konsolidimin e tij. Në fund të fundit, nevojitet një komunitet, ku i gjithë ekosistemi të mbështetet. Edhe për këtë, Garazh ka filluar fuqizimin e atyre që mund të jenë prurjet e reja, të rinjtë dhe IT falë aktiviteteve javore (çdo të mërkurë ora 18.00) ku mund të përmendim:

• Bazat e Shitjes Online, një workshop në bashkëpunim me Laidi Ferruni, themelues i 123.al dhe Quibli.
• Marketing 2.0, një workshop ku pjesëmarrësit ndanë eksperiencën dhe zgjidhjet e mundshme ne web-marketing, forma me e këshillueshme për bizneset e reja me financa te shtrënguara.
• Tregtia Elektronike – Mësoni nga Ekspertet, një avancim natyral i takimit me Laidin, këtë herë me mbështetjen e 4 kompanive kryesore në tregun e shitjeve online në Shqipëri: Kaymu, Dyqan Taxi, E-Buy dhe Megatek.
• Rëndësi të veçantë për komunitetin mori dhe takimi i organizuar nga Garazh për lançimin (nisjen) e projektit të Albi Zhulali, për krijimin e databazës së Startupeve në Shqipëri.
• Ndërkohë javën që sapo lamë pas, djemtë e Garazh në bashkëpunim me Erion Çunin organizuan workshopin e fundit mbi programimin në Android. Të gjithë entuziastët apo personat me njohuri Java morën njohuritë bazë nga konceptimi deri në nxjerrjen në treg të një programi Android; njohuri bazike për një të ri që ka dëshirë të hyjë në komunitetin startup.

 

Vaskeni është një specialist i suksesshëm në Komunikimin Dixhital dhe Entuziast i Startupeve. M.Sc. dhe MBA në Universitetin e Tiranës, ai ka një përvojë të gjatë në sektorin privat, institucionet publike dhe projektet; që nga janari i vitit 2014 Vaskeni mbulon nevojat e komunikimit dixhital të bankës më të madhe në Shqipëri, BKT.

Vasken Spiru-Garazh-businessmagMe mbi 7 vjet eksperiencë në analizat e bizneseve, Vaskeni, ndjekës i hershëm i medias botërore mbi teknologjinë dhe startupet u angazhua me startupet shqiptare; së pari si një pjesëmarrës i Startup Weekend duke u bërë më vonë anëtar i njohur i këtij komuniteti duke shkruar në blogun e tij mbi startupet dhe mediat sociale. I njohur gjithashtu si bashkë-autor i Udhëzuesit të Parë të Startupeve në Shqipëri, ai gjithashtu është Ambasador i Tiranës dhe Hub-Reporter në StartUS, Rrjetin Evropian të Startupeve. Së fundmi ai është angazhuar edhe si Anëtar i Bordit të Garazh, Komunitetit Shqiptar të Startupeve dhe IT.

Tomi kallanxhi-garazh-businessmagTom Kallanxhi, M.Sc. në Matematikë Inxhinierike, ka një përvojë mbi 7 vjeçare në fushën e web design-it, zhvillimit web dhe më e rëndësishmja mbi 3 vjet eksperiencë të suksesshme me startup-et si themelues, bashkë-themelues dhe drejtues i disa prej më të sukseshmeve në Shqipëri. Mund të përmendim: shpi.al, sportnews.al, gjeni.al apo gati.me. Shpi.al është një ndër tre planet më të mira të biznesit për Shqipërinë të përzgjedhura nga Banka Botërore për vitin 2013. Gjithashtu gjeni.al është një projekt startup fitues i Startup Accelerator, i cili do të mbështetet me konsulencë financiare, ligjore dhe marketing nga kompani të rëndësishme. Gjithashtu me gati.me ne jemi duke lançuar një tjetër risi! Gati.me do të jetë Planifikuesi Juaj Personal i Vakteve. sportnews.al – është portali që pasqyron të gjitha ngjyra e sportit.

Ergest Nako-garazh-businessmagErgesti është një ekspert në fushën e Teknologjisë së Informacionit me më shumë se një dekadë përvojë në këtë sektor. I diplomuar në fakultetin e Shkencave të Natyrës, gjatë karrierës së tij ka patur si eksperienca teknike ashtu dhe menaxheriale. Fushat e tij të ekspertizës përfshijnë Menaxhim Projektesh, Menaxhim Proçesesh Biznesi, Siguri Informacioni si dhe Administrim Sistemesh. Ergesti është nga të parët specialistë sigurie në Shqipëri i çertifikuar CEH (Certified Ethical Hacker). Prej më shumë se 2 vitesh, Ergesti është aktiv në sektorin e startup-eve si organizator i Startup Weekend Tirana, HackDay Albania dhe moderator në shumë evente të rëndësishme. Së fundi, bashkë themelues i Garazh, një organizatë e cila operon në sektorin e inovacionit dhe ka për qëllim fuqizimin dhe zhvillimin e shpejtë të këtij sektori duke ndikuar tek komuniteti startup dhe IT.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0