Si e mat Tim Cook suksesin e Apple?

Si e mat Tim Cook suksesin e Apple?


Apple është tashmë kompania e parë amerikane që arriti një vlerësim prej 1 trilionë dollarësh të Enjten, por CEO i saj, Tim Cook po tregohet mjaft modest për këtë moment historik.

“Edhe pse kemi shumë për të qenë krenarë në këtë arritje, ky nuk është matësi më i rëndësishëm i suksesit tonë,” shkroi ai në një memorandum për punonjësit. “Kthimet financiare janë thjesht rezultat i inovacionit të Apple, duke vënë produktet dhe klientët tanë në radhë të parë dhe gjithmonë duke qëndruar besnik ndaj vlerave tona.”

Lexoni: Nuk është Apple, ja cila kompani ka bërë trilionin e parë

Kapitalizimi i tregut të Apple – çmimi i aksioneve shumëzuar me numrin e aksioneve të mbetura – duket mjaft i rëndësishëm duke pasur parasysh se kompania pothuajse falimentoi në vitin 1997, por kjo nuk është hera e parë që një kompani ka arritur 1 trilionë dollarë. Kompania kineze e naftës PetroChina arriti në 1 trilionë dollarë në vitin 2007 përpara se të shihte rënien e saj në rreth 260 miliardë dollarë gjatë krizës financiare globale të vitit 2008.

Për Cook, më e rëndësishme se rritja e vlerësimit të tregut publik të kompanisë është aftësia për të krijuar një ekip të klasit botëror të angazhuar për suksesin e kompanisë.

“Jeni ju, ekipi ynë, që e bëni Apple të madh dhe suksesi ynë është për shkak të punës, përkushtimit dhe pasionit tuaj,” shkroi Cook. “Dua t’ju falënderoj nga thellësia e zemrës për të gjitha orët e vona dhe udhëtimet shtesë, gjatë gjithë kohës që refuzoni të bëni asgjë më pak se sa përsosmëria në punën tonë së bashku.”

burimi: inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0