Shqipëria me rimëkëmbjen më të shpejtë të turizmit në Europë, rritja më e lartë e netë qëndrimeve për vitin 2022 - Business Magazine Albania

Shqipëria me rimëkëmbjen më të shpejtë të turizmit në Europë, rritja më e lartë e netë qëndrimeve për vitin 2022

Shqipëria po rezulton vendi që ka pasur ritmet më të larta të rimëkëmbjes së turizmit në krahasim me periudhën e para pandemisë. Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor, për 10 mujorin 2022 në vend u regjistruan gjithsej gati 3.6 milionë netë qëndrimet në akomodimet turistike, me një rritje prej 22.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Shifra është në kontraste të plotë me Bashkimin Europian, i cili gjatë të njëjtës periudhë shënoi një rënie me 5.6% të net qëndrimeve në njësitë akomoduese turistike.
Kjo është rritja më e lartë e net-qëndrimeve në Europë. Pas Shqipërisë, rikuperimin më të shpejtë e shënoi Serbia, me 21.3%, e ndjekur nga Danimarka, 12.3%, Islanda (5%), Holanda (4%), Norvegjia (2.5%) dhe Turqia me 1.2%. Vendet e tjera të rajonit vijuan të kishin një aktivitet turistik më të ulët sesa para pandemisë. Në Mal të Zi, net qëndrimet për periudhën janar-tetor 2022 ranë me gati 9% dhe në Maqedoninë e Veriut u tkurrën me 21.3%.

Të dhëna të tjera të INSTAT, që anë të disponueshme deri në nëntor tregojnë se hyrjet e turistëve të huaj shënuan një nivel rekord në 2022. Viti 2022 ka tejkaluar dukshëm vitin më të mirë turistik deri më tani që ishte 2019-a duke regjistruar në 11-mujor një rritje me 17% të numrit të vizitorëve. Për 11 mujorin në vend ka hyrë një numër rekord prej 7.1 milionë të huajsh. Hyrja e më shumë të huajave ka ndikuar dhe në rritjen e ndjeshme të net qëndrimeve në akomodimet turistike.
Lexo: Kush paguan internet celulari më shtrenjtë në Ballkan dhe në botë?

Europa

Sipas Eurostat Industria e turizmit në BE duket se po e merr veten nga pandemia e COVID-19. Numri total i netëve të kaluara në akomodime turistike në vitin 2022 ishte afër nivelit para pandemisë (2.72 miliardë net në 2022 krahasuar me 2.88 miliardë në 2019; -5.6%). Kjo paraqet rritje të konsiderueshme krahasuar me numrin e netëve të kaluara në 2020 dhe 2021 (1.42 miliardë në 2020, 1.83 miliardë në 2021; +91.1% dhe +48.3% në 2022, respektivisht).

Gjatë vitit 2022, shifrat mujore të turizmit u rritën vazhdimisht dhe përfundimisht iu afruan niveleve të muajve përkatës në 2019. Krahasuar me gjashtëmujorin e parë para verës 2019 (janar–qershor), në të njëjtën periudhë të 2022, netët e kaluara në akomodimet turistike ranë me 11.0%. Ndërkohë, periudha korrik-dhjetor pasqyroi nga afër nivelet e netëve të kaluara të vitit 2019 (-1,9%).

Të dhënat për vitin 2022 tregojnë gjithashtu se netët e kaluara nga turistët ndërkombëtarë i janë afruar niveleve të vitit 2019 (1.19 miliardë net në 2022 krahasuar me 1.36 miliardë në 2019; -12.6%). Kjo paraqet një rritje të fortë krahasuar me numrin e netëve të kaluara nga turistët e huaj në vitin 2020 dhe në vitin 2021 (412.5 milionë net në 2020, 587.8 milionë në 2021; +188.8% dhe +102.6% në 2022, respektivisht).

Sa i përket udhëtimeve të brendshme, të dhënat e vitit 2022 tregojnë një numër rekord prej 1.53 miliardë net të kaluara, një rritje prej 10.9 milionë krahasuar me vitin 2019 (+0.7%). Ndër vendet e BE-së, numri i netëve të kaluara nga turistët vendas dhe të huaj në 2022 krahasuar me 2019 është rritur në tre nga Shtetet Anëtare me të dhëna të disponueshme: Danimarkë (38.4 milionë net në 2022 krahasuar me 34.3 milionë në 2019; +12.3%), Holanda (128.3 milionë krahasuar me 123.4 milionë; +3.9%) dhe Belgjika (42.7 milionë krahasuar me 42.5 milionë; +0.5%).

Ndërkohë, vendet e tjera nuk janë rikuperuar ende plotësisht nga ndikimi i pandemisë në turizëm. Ky ishte veçanërisht rasti në Letoni (3.9 milionë në 2022 krahasuar me 5.5 milionë në 2019; -29.6%) dhe Sllovaki (12.3 milionë krahasuar me 17.2 milionë; -28.3%)./Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0