Kthimi i vendit në një destinacion turistik dhe hyrja e operatorëve ajrorë me kosto të ulët ka rritur ndjeshëm fluturimet tregtare në muajt e verës.
Sipas Eurostat, që ka publikuar të dhënat për fluturimet tregtare dhe Shqipëria renditet e para në Europë për rritjen e numrit të fluturimeve tregtare në periudhën e verës qershor-shtator.
Sipas Eurostat u regjistruan gjithsej 19.3 mijë fluturime për katër muajt e sezonit (qershor-shtator), me një rritje prej 27.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vend të dytë është Serbia, me rritje prej 27.76%, ndërsa e treta është Çekia me zgjerim 19.4%.Lexo: Paysera, banka në dorën tuaj!
Rritja e fluturimeve është mbi dy herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europoan, prej rreth 13% për periudhën e verës.
Në Shqipëri në korrik dhe gusht për herë të parë u regjistruan më shumë se 5 mijë fluturime/muaj.
Për gjithë 8 mujorin, fluturimet në Shqipëri janë rritur me 22%, pas Serbisë (27.4%), Maltës (25), Qipros (24), Maqedonisë së Veriut (23.4%), Islandës (23.2%). Në muajt e verës, ritmet e rritjes së fluturimeve u përshpejtuan, duke bërë që Shqipëria të kalojë në vend të parë gjatë periudhës së sezonit.
Europa nuk e arrin ende nivelin e 2019-s
Sipas Eurostat, në shtator 2023, kishte 605 806 fluturime komerciale në BE, duke shënuar një rritje prej 7,9% krahasuar me numrin e fluturimeve në shtator 2022. Megjithatë, shifra mbeti 8,9% më e ulët se numri i fluturimeve për të njëjtin muaj në 2019.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.