Kur jeni duke kërkuar për një punë, aftësitë profesionale dhe përvoja janë pjesë e rëndësishme të asaj që një intervistues do të dëshirojë të shohë. Megjithatë, një aspekt më i vështirë për t’u treguar, por që është po aq i rëndësishëm për të siguruar punën, janë atributet e personalitetit, ato aftësi të quajtura “aftësi të buta”, që mund të kontribuoni në suksesin e kompanisë.
Pse janë të rëndësishme “aftësitë e buta”?
Ndërsa intervistat e punës shpesh mund të jenë formale, është e rëndësishme të mos dukeni të ftohtë, duke e lënë personalitetin tuaj të padukshëm. Atributet e personalitetit që tregoni mund të sinjalizojnë punëdhënësit potencialë se jeni një kandidat që do të përshtatet mirë me kulturën e kompanisë.
Lexo gjithashtu: Të pamotivuar në punë dhe po mendoni të ndyshoni ambient? Zgjidhja mund të jetë brenda kompanisë
Siç e thotë Susan Peppercorn, një trajnere karriere, “Punëdhënësit duan të dinë nëse jeni të kualifikuar për një pozicion, por gjithashtu duan të shohin nëse do të përshtateni me kulturën e kompanisë. Një mënyrë për të vlerësuar këtë është kuptimi i personalitetit tuaj.”
Në ditët e sotme, bizneset vlerësojnë gjithnjë e më shumë aftësitë e buta. Ata kërkojnë kandidatë që janë të besueshëm, kureshtarë, pozitivë, fleksibël dhe komunikues që mund të punojnë mirë nën presion, disa nga karakteristikat kryesore që mund t’ju ndihmojnë të dilni në pah.
Ekspertët e punësimit dhe liderët e biznesit kanë ndarë mendimet e tyre mbi atributet e personalitetit. Ja disa nga ato që mund t’ju ndihmojnë të jeni kandidati ideal:
- Fleksibiliteti
Punonjësit zakonisht nuk janë të angazhuar për të kryer vetëm një funksion. Veçanërisht në një mjedis biznesi të vogël, kompanitë kërkojnë individë që janë të gatshëm të dalin jashtë roleve të tyre dhe të bëjnë gjithçka që është e nevojshme. - Strategjia
Çdo biznes ka nevojë për mendimtarë strategjikë që mund të identifikojnë objektivat afatgjata dhe të hartojnë plane për t’i realizuar ato. Aftësia për t’i komunikuar këto strategji në mënyrë të tillë që të sigurohet mbështetje nga të tjerët është gjithashtu jetike. - Vendosmëria
Punonjësit që mund të marrin vendime të shpejta dhe të drejtohen përpara me vetëbesim janë shumë të vlefshëm për çdo kompani. Liderët e biznesit nuk mund të përfshihen në çdo vendim, ndaj ata kërkojnë individë që janë të gatshëm të veprojnë dhe të marrin përgjegjësinë për pasojat. - Kureshtja
Bizneset e vogla duhet të adaptohen dhe evoluojnë vazhdimisht. Prandaj, ata kërkojnë punonjës që janë të gatshëm të mësojnë dhe të përshtaten me sistemet dhe aftësitë e reja. Kandidatët që tregojnë dëshirën për të mësuar dhe për të shtrirë kufijtë e tyre kanë një avantazh. - Mendimi i pavarur
Ndonjëherë, punonjësit që thjesht bien dakord me gjithçka që thotë shefi i tyre mund të jenë të dobishëm për një përforcim egoje, por liderët kanë nevojë për njerëz që sfidojnë. - Lojtar i ekipit
Shumë punë kërkojnë që ekipi të punojë së bashku. Aftësia për të bashkëpunuar dhe për të punuar në mënyrë efektive me të tjerët është një pjesë kyçe e çdo pozite. - Përshtatja
Çdo kompani ka një kulturë të veçantë, dhe për më tepër, çdo rol mund të kërkojë specifika të ndryshme. Çfarë është e rëndësishme për punëdhënësit është që ata të punësojnë dikë që përcjell vlerat themelore të kompanisë në jetën e tij të përditshme.
Lexo gjithashtu: 5 ndryshimet kryesore të mendësisë për të filluar një biznes pas një pushimi nga puna
Po si ta shfaqni personalitetin tuaj?
Atributet e personalitetit janë të vështira për t’u treguar në një CV, prandaj është thelbësore t’i nxirrni ato gjatë intervistës. Siç thotë Meg Sheetz, ish-presidentja dhe COO e Medifast, “Ndani histori që tregojnë se si ju performuat gjatë një përvoje, për të nxjerrë në pah atributet tuaja të personalitetit.”
Për të shfaqur personalitetin tuaj në mënyrë të natyrshme, është e rëndësishme të jeni vetvetja.
Për të qënë kandidati ideal, është e rëndësishme të kombinoni aftësitë profesionale dhe atributet e personalitetit që i përshtaten kërkesave të punës. Kujdesuni që gjatë intervistës të shfaqni ata elementë që do të ndihmojnë punëdhënësin të kuptojë që jeni një pjesë e domosdoshme për kompaninë e tij.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.