Të trembur nga AI? Google nxit edukimin e punonjësve globalisht - Business Magazine Albania

Të trembur nga AI? Google nxit edukimin e punonjësve globalisht

~2 minuta lexim

Në një moment kur Google përballet me një shtim të jashtëzakonshëm të rregulloreve, kompania angazhohet për të formësuar perceptimin publik dhe politikat lidhur me inteligjencën artificiale, duke i paraprirë një vale globale rregullash që përfshin industrinë.

Një prioritet kryesor, siç shpjegoi një nga ekzekutivët për Reuters, është krijimi i programeve edukative për të trajnuar fuqinë punëtore në lidhje me AI.

Në një kohë që Google po konkurron përpara rivalëve të mëdhenj të Teknologjisë, si OpenAI, mbështetur nga Microsoft, dhe Meta, në fushën e inteligjencës artificiale, kompania është gjithashtu shumë e vetëdijshme për ndryshimet e ashpra.

Në Bashkimin Evropian, Google është ofruar të shesë një pjesë të biznesit të saj të teknologjisë reklamuse për t’i bërë ballë rregullatorëve.

Në një kohë që qeveritë e botës po hartojnë rregullore të reja për çështje që mund të ndodhin dhe të përkeqësohen nga AI, siç janë të drejtat e autorit dhe privatësia, akti i AI i BE-së, i cili synon të vlerësojë rrezikun dhe të kërkojë shpërndarje nga sistemet e AI me përdorim të përgjithshëm, ka hasur kundërshtim nga gjigantët e teknologjisë, të cilët mund të përballen me gjoba miliarda dollarëshe.

Njëkohësisht, Departamenti i Drejtësisë ka kërkuar kufizimin e avancimeve të Google në fushën e AI.

Megjithatë, ekzekutivët e Google shohin një mundësi për të formësuar narrativën për një teknologji më të mirë. CEO Sundar Pichai shpalli në shtator një fond investimi prej 120 milionë dollarësh për të ndihmuar në ndërtimin e programeve edukative mbi AI.

Në dhjetor, kompania njoftoi se 1 milion njerëz kishin marrë një certifikatë për këtë program. Programi po shton kurse të specializuara për AI, përfshirë një që është dedikuar për mësuesit, tha drejtoresha e programit, Lisa Gevelber. Megjithatë, Ëalker theksoi se vetëm kurset nuk janë të mjaftueshme për të përgatitur punonjësit.

Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Çelësi i suksesit është të fillosh përpara se të jesh gati.”
— Marie Forleo
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0