SHBA tjetër goditje Kinës, vendos masa për kufizimin e shitjeve të çipave kompjuterikë - Business Magazine Albania

SHBA tjetër goditje Kinës, vendos masa për kufizimin e shitjeve të çipave kompjuterikë

SHBA tjetër goditje Kinës, vendos masa për kufizimin e shitjeve të çipave kopjuterikë

SHBA ka ndërmarrë hapa të paprecedentë për të kufizuar shitjen e çipave kompjuterikë të avancuar në Kinë, duke përshkallëzuar përpjekjet për të frenuar ambiciet teknologjike dhe ushtarake të Pekinit. Lëvizjet synojnë ndërprerjen e furnizimit me teknologji kritike në Kinë që mund të përdoren në të gjithë sektorët, duke përfshirë llogaritjen e avancuar dhe prodhimin e armëve.
Goditja shënon veprimin më të rëndësishëm të Uashingtonit kundër Pekinit në eksportet e teknologjisë në dekada, duke përshkallëzuar një betejë tregtare midis dy ekonomive më të fuqishme të botës.

Pas kontrolleve të eksportit, Apple thuhet se ka pezulluar planet për të përdorur çipa memorie nga Yangtze Memory Technologies të Kinës në produktet e saj. Gazeta Nikkei tha se Apple kishte planifikuar të përdorte çipat në iPhone-ët e shitur në Kinë.

Më 7 tetor, administrata Biden caktoi një grup gjithëpërfshirës kontrollesh eksporti që përfshinin masa për të shkëputur Kinën nga disa çipa gjysmëpërçues dhe pajisje për prodhimin e çipave. Sipas rregullave, kompanitë amerikane duhet të ndërpresin furnizimin e prodhuesve kinezë të çipave, me pajisje që mund të prodhojnë çipa relativisht të avancuar, nëse ata nuk marrin fillimisht një licencë.

Rregulloret e reja shtojnë gjithashtu kontrolle mbi disa artikuj të prodhimit gjysmëpërçues dhe transaksione për përdorime specifike përfundimtare të disa qarqeve të integruara ose çipave. SHBA-ja gjithashtu dëshiron të rrisë kontrollet e saj të eksportit për të përfshirë produkte gjysmëpërçuese dhe softuer, teknologji dhe gjëra të tjera të përdorura për zhvillimin dhe prodhimin e qarqeve të integruara. Në një kufizim të mëtejshëm, qytetarët amerikanë dhe mbajtësit e kartave jeshile do të ndalohen gjithashtu të punojnë në teknologji të caktuara për kompanitë dhe subjektet kineze.

Kufizimet e eksportit do të përfshijnë çipa kompjuterikë të nivelit të lartë, si A100/H100 e NVIDIA dhe GPU e Intel (Ponte Vecchio). Departamenti Amerikan i Tregtisë tha se kontrollet e eksportit “kufizojnë aftësinë e Kinës për të marrë çipa të avancuar informatikë, për të zhvilluar dhe mirëmbajtur superkompjuterë dhe për të prodhuar gjysmëpërçues të avancuar. theguardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0