Samsung në Krizë! - Business Magazine Albania

Samsung në Krizë!

Samsung është duke u përballur me një krizë kohët e fundit sepse shihet një rënie e kërkesës për mikroçipa që do të sjellë rënie të madhe të fitimeve të kompanisë. Krahasuar me tremujorin e pare të vitit të kaluar,kompania do të ketë një rënie fitimesh me 96% dhe totali i fitimit do të jetë 445 milion dollarë.

Ne po përshtatemi për të ulur prodhimin e memories në një nivel kuptimplotë… përveç optimizimit të operacioneve të linjës që tashmë janë duke u zhvilluar,” thoshte deklarata e Samsung. Samsung është një kompani lider në prodhimin e çipave të memories dhe kjo krizë mund të jetë e pabesueshme.

Lexo:Kush dëshiron në të vërtetë të bëhet miliarder

Kjo kompani po vendos vëmendjen e saj në prodhimin e çipave për orat inteligjente apo telefonat më të fundit që do të sjellin fitime për Samasung. Gjithashtu laptopët janë një proioritet për këtë kompani duke sjellë inovacion në këtë kategori teknologjike.

COVID-19 ishte një goditje për të gjitha kompanitë sepse uli ndjeshëm fitimet e tyre dhe kishte ndërmarrje të cilat rrezikuan falimentimin. Samsung është një kompani që ka pushtuar gjithë tregun botëror. theguardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0