Java e pestë e luftës, nafta rritet, tregjet në ankth - Business Magazine Albania

Java e pestë e luftës, nafta rritet, tregjet në ankth

Teksa konflikti me Iranin hyn në javën e pestë, tregjet globale po lëvizin mbi një terren gjithnjë e më të pasigurt. Rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme ka shtyrë çmimet e naftës në nivele të larta, duke rikthyer frikën për inflacion dhe goditje të reja në ekonominë globale.

Tregjet europiane e nisën javën me rënie, përpara se të stabilizoheshin pjesërisht gjatë ditës. Indeksi gjerman DAX shënoi një rënie të lehtë prej 0.04%, ndërsa FTSE 100 britanik rikuperoi humbjet duke u rritur me 0.59%. Edhe CAC 40 francez kaloi në territor pozitiv, me një rritje modeste prej 0.05%.

Pasiguria vjen në një moment kur lufta jo vetëm që po zgjat, por po merr përmasa më të gjera. Analistët paralajmërojnë se sa më gjatë të zgjasë konflikti, aq më i lartë do të jetë kostoja ekonomike dhe më i vështirë rikuperimi. Rritja e çmimit të naftës—mbi 50% që nga fillimi i luftës më 28 shkurt—po ushtron presion të drejtpërdrejtë mbi inflacionin global.

Ndërkohë, tregjet aziatike reflektuan menjëherë këtë tension. Indeksi Nikkei 225 në Japoni ra me 4.5%, ndërsa tregjet në Korenë e Jugut, Hong Kong dhe Australi shënuan gjithashtu humbje të ndjeshme.

Lexo edhe: Editorial: Shqipëria… e brezit që po vjen!

Një nga pikat më kritike mbetet Ngushtica e Hormuzit, një arterie jetike për transportin global të naftës. Çdo kërcënim ndaj saj përkthehet menjëherë në luhatje të forta në tregje.

Në këtë sfond, nafta Brent ka kaluar nivelin e 116 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta amerikane ka arritur rreth 101 dollarë, duke reflektuar një treg energjetik gjithnjë e më të paqëndrueshëm.

Retorika politike po shton më tej tensionin. Presidenti amerikan Donald Trump ka përmendur mundësinë e marrjes nën kontroll të ishullit Kharg, terminali kryesor naftës në Ira, një deklaratë që sinjalizon se përshkallëzimi mbetet një skenar real.

Në një botë ku lufta hyn në javën e pestë pa një dalje të qartë, tregjet duket se po mësohen të jetojnë me pasigurinë—por kostoja e saj po bëhet çdo ditë më e dukshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0