Salesforce Community Albania dhe LDA Balkan janë krenarë të prezantojnë Albanian Dreamin' 2023 - Business Magazine Albania

Salesforce Community Albania dhe LDA Balkan janë krenarë të prezantojnë Albanian Dreamin’ 2023

Salesforce Community Albania dhe LDA Balkan janë krenarë të prezantojnë Albanian Dreamin’ 2023, një konferencë e krijuar për të fuqizuar të rinjtë shqiptarë dhe për ti zhvilluar në një tjetër nivel profesional, për të pasur një karrierë të sukseshme.

Konferenca do të mbahet më 29 Prill 2033, në Tiranë, Shqipëri. Albanian Dreamin 2023 do shfaqë 20 folës ndërkombëtarë nga 15 vende, duke përfshirë Alba Rivas.  Konferenca do të shfaqë inovacionin e teknologjisë përmes Programeve të Poëered Salesforce dhe ndërtimi i urave nga Komuniteti Trailblazer globalisht.” Albanian Dreamin’ 2023 është një mundësi që të rinjtë të lidhen, të mësojnë dhe të frymëzohen.

Ky event do t’u sigurojë atyre akses në përmbajtjen përkatëse, trajnime dhe mundësi, të shumta në angazhimin e tyre profesional.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0