Sa % e shqiptarëve bëjnë pushime? Shifrat janë të frikshme! - Business Magazine Albania

Sa % e shqiptarëve bëjnë pushime? Shifrat janë të frikshme!

Mbi 51% e shqiptarëve nuk kanë bërë asnjë udhëtim, për të qëndruar të paktën një natë larg shtëpisë së tyre për qëllime personale pushimi, sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat.

Për Shqipërinë informacioni është i disponueshëm për vitin 2021.

Shqipëria renditet e teta, në listën e vendeve, qytetarët e të cilës kanë përqindjen më të lartë të popullsisë që nuk bën pushime.

Në Europë, 72% e bullgarëve nuk kanë bërë pushim në vitin 2022. Edhe rumunët janë pak a shumë në të njëjtat nivele, me 71.8%. Më pas renditen Italianët me 59.3%, grekët me 56%, portugezët me 54.5%, estonezët me 53.4%, kroatët me 51.8%.

Ata që udhëtojnë më shumë jashtë shtëpisë janë norvegjezët, ku vetëm 10.9% e popullsisë nuk lëviz për pushime, të ndjekur nga suedezët me 17.8%.

70% e atyre që nuk shkojnë për pushime në Shqipëri nuk kanë mundësi financiare

Ndërsa shqiptarët nuk renditen të parët në Europë për përqindjen e popullsisë që nuk shkon me pushime, ata mbajnë rekordin për pamundësinë financiare për të kaluar të paktën një natë jashtë shtëpisë.

Të pyetur për arsyet, gati 70% e shqiptarëve nga 15-64 vjeç pohojnë se nuk shkojnë për pushime për arsye financiare, më e larta në Europë. 3.2% cituan arsyet shëndetësore, 6.1% ato familjare, ndërsa 16.8% për shkak se ishin të angazhuar me punë apo me studimet.

Bullgarët që ishin të parët për përqindjen e popullsisë që nuk shkon me pushime, duket se nuk kanë kohë ta bëjnë këtë. 42.6% e tyre thanë se arsyeja lidhet me punën ose me studimet dhe 51.7% thanë se nuk kishin mundësi financiare.

Edhe rumunët cituan arsye të tilla si puna e shkolla (26.8%), apo çështjet familjare (12.1%), ndërsa 54.2% nuk lëviznin për arsye financiare.

Më të ngrohte xhepin e kanë finlandezët, me vetëm 18.8% të tyre që thanë se nuk kanë mundësi financiare për të udhëtuar jashtë shtëpisë.
lexo: 6 mënyra për të balancuar suksesin në biznes me mirëqenien tënde

Edhe për grupmoshat mbi 65% Shqipëria mban rekordin për pamundësinë financiare. 50% e të moshuarve thanë se nuk munden, ndërsa 38% cituan arsye të shëndetit. Në kontrast në shtetet e tjera, arsyeja kryesore që mbizotëron është ajo e shëndetit.

Grupmosha 25-35 vjeç në Shqipëri udhëton më shumë, të moshuarit rrinë në shtëpi

Dalja në pension është një periudhë që nga shumëkush në Europë shfrytëzohet për të udhëtuar jashtë shtëpisë, apo vizituar vendet që ke ëndërruar gjithnjë. Psh, të dhënat e Eurostta tregojnë se në Norvegji, vetëm 17% e personave që janë mbi 65 vjeç nuk kanë bërë pushime në vitin 2022.

Në kontrast, në Shqipëri gati 72% e personave mbi 65 vjeç nuk bëjnë pushime jashtë shtëpisë. Ndër më të lartat në Europë. Rekordin në Europë e mbajnë sërish bullgarët dhe rumunët me rreth 85-88%.

Në Shqipëri, grupmosha që udhëton më shumë është midis 25-34 vjeç, ku pesha e atyre që nuk kanë kaluar një natë jashtë shtëpisë është 37.8%, më e ulët nga të gjitha grupmoshat e tjera. Pas tyre renditet grupi nga 35-44 vjeç, me 43.3%.

Të rinjtë shqiptarë (15-24 vjeç) janë ndër ata që udhëtojnë më pak, me 50.6% që nuk kanë kaluar asnjë natë jashtë shtëpisë, përkundrejt psh, holandezëve dhe norvegjezëve që e kanë këtë peshë më të ulëtën në Europë me 11.2%.

Mundësi nuk kanë, por interesi është ndër më të lartët në Europë

Duket se shqiptarët duan shumë të udhëtojnë e pushojnë, por nuk kanë mundësi ta bëjnë këtë. Ndërsa janë të parët në Europë që nuk kanë mjete financiare të kalojnë të paktën një natë jashtë shtëpisë, vetëm 3.7% e tyre thanë se nuk kanë interes që të bëjnë pushime, e dyta më e ulëta pas Danimarkës, me 1.1%.

Mungesën më të lartë të interesit për të pushuar e udhëtuar e kanë portugezët, me 64%, të ndjekur nga suedezët, me 58% dhe finlandezët me 29%. Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0