Rrjetet sociale rrisin rrezikun e depresionit te të rinjtë - Business Magazine Albania

Rrjetet sociale rrisin rrezikun e depresionit te të rinjtë

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rreth 280 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga depresioni. Prandaj mund të themi se është një çrregullim i përhapur në të gjithë botën me një përqindje prej 3.8% të popullsisë së përgjithshme nga të cilat midis 5% dhe 5.7% janë të rritur mbi 60 vjeç. Studiuesit nga disiplina të ndryshme duke u përpjekur të kuptojnë prevalencën e këtij çrregullimi kanë zbuluar se rrjetet sociale dhe përdorimi i tyre mund të jenë një faktor i rëndësishëm rreziku .

Sipas një studimi të botuar në Journal of Social and Clinical Psychology u zbulua se sa më pak njerëz përdornin mediat sociale aq më pak të dëshpëruar dhe të vetmuar ndiheshin.

Hulumtimet e fundit kanë zbuluar se njerëzit që përdorin vazhdimisht rrjetet sociale kanë më shumë gjasa të zhvillojnë depresion brenda gjashtë muajve pavarësisht nga personaliteti i tyre.
lexo: Parlamenti zvicerian voton për njohjen e Sigurimeve Shoqërore me Shqipërinë

Përdorimi i rrjeteve sociale lidhet me depresionin dhe studimet  kanë nxjerrë në pah se si tiparet e personalitetit mund të ndërveprojnë me dy elementët është rritur ndjeshëm.  Shpjegimi pas kësaj lidhjeje është se njerëzit kanë më shumë gjasa të krahasojnë veten me të tjerët që duket se po e jetojnë jetën e tyre më mirë . Kjo ngjall pakënaqësi, vetëbesim të ulët dhe probleme të tjera që lidhen me vetë imazhin dhe vetë konceptin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0