Rreziqet e qëndrimit ulur gjatë gjithë ditës - Business Magazine Albania

Rreziqet e qëndrimit ulur gjatë gjithë ditës

Keni dëgjuar për rreziqet e qëndrimit ulur gjatë gjithë ditës, por nëse keni një punë të tillë nuk mund të bëni shumë për këtë. Jo, sipas një studimi të ri i cili shqyrtoi ndikimet e qëndrimit ulur për një kohë të gjatë.

Pesë minuta ecje çdo gjysmë ore mund të ndihmojë në zbutjen e rrezikut të shtuar që vjen nga qëndrimi ulur për periudha të gjata të ditës, sipas studimit të botuar në revistën e Kolegjit Amerikan të Mjekësisë Sportive.

Komuniteti shkencor e ka ditur për dekada se qëndrimi ulur mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve kronike si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe lloje të caktuara të kancerit, por deri më tani nuk ka pasur udhëzime të qarta për sa kohë mund të uleni dhe sa shpesh duhet të lëvizni. Për këtë studim u matën disa shënues shëndetësorë për kombinime të ndryshme të periudhave të kaluara ulur dhe duke ecur.

Shkencëtarët nuk e dinë ende saktësisht pse qëndrimi ulur është kaq i keq, por puna e muskujve është e rëndësishme në rregullimin e metabolizmit si sheqeri në gjak dhe nivelet e kolesterolit. Duke ndenjur ulur për një kohë të gjatë, muskujt tuaj nuk kanë mundësi të kontraktohen dhe të funksionojnë në mënyrë optimale, thanë studiuesit.  cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0