Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit në New York, ka hartuar rregulla të reja sipas të cilave restorantet që përdorin metodën e pjekjes me furrë druri të reduktojnë emetimet e karbonit deri në 75 %.
Zyrtarët e Departamentit të Mjedisit u shprehën se të gjithë banorët e New York meritojnë të thithin ajër të shëndetshëm dhe furrat e drurit dhe qymyrit janë ndër kontribuuesit më të mëdhenj të ndotësve të dëmshëm në lagjet me cilësi të dobët të ajrit.
Rregullat e reja mund të kërkojnë që piceritë me furra të tilla të blejnë pajisje të shtrenjta të kontrollit të emetimeve, të cilat kanë një kosto minimale prek 20 mijë dollarësh.
Zyrtarët e qytetit të New York parashikojnë se rreth 100 restorante do të preken nga masa e re. Shumë mjeshtër të picave pohojnë se kjo masë do të “vrasë picën”, pasi nëse ndryshohet temperatura në furrë, do të ndryshojë shija.
Ata shtojnë se tubi, oxhaku, krijon tërheqjen e përsosur lart, e mban temperaturën perfekte, pasi është një art po aq sa shkencë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto