Robotët humanoidë kanë qenë një tipar kryesor në filmat fantastiko-shkencor përgjatë viteve.
Tani, robotët po bëhen gjithnjë e më të popullarizuar në botën reale, me shumë në gjendje të prodhojnë të folurin njerëzor dhe shprehjet e fytyrës me saktësi.
Zhvilluesit e Ameca, ‘robotit humanoid më i avancuar në botë’, kanë publikuar një video të re që tregon shprehjet e fytyrës së robotit.
Në video, Ameca pyetet se cila është dita më e trishtë e jetës së saj.
lexo: Dokumentet historike që ndryshuan botën
Ajo përgjigjet se po e kuptonte se “nuk do të përjetonte kurrë diçka si dashuria e vërtetë”, duke shtuar se është një “gjë dëshpëruese dhe izoluese”.
Roboti Ameca është ideja e startup-it me bazë në Cornwall, Engineered Arts, i cili e përshkroi atë si ‘robotin më të avancuar në botë’.
Roboti mund të kryejë një sërë shprehjesh të fytyrës duke përfshirë mbylljen e syrit, shtrëngimin e buzëve njësoj si një person i vërtetë.
Në përditësimin e fundit, inxhinierët përdorën ChatGPT-3 dhe ChatGPT-4 për të parë nëse mund t’i bënin shprehjet e fytyrës së Ameca-s edhe më të gjalla citon DailyMail.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.