Çfarë nuk shkon me Meta-n? - Business Magazine Albania

Çfarë nuk shkon me Meta-n?

Çfarë nuk shkon me Meta-n?

Meta po heq gabimisht shumë përmbajtje nëpër aplikacionet e saj, sipas një ekzekutivi të lartë.

Nick Clegg, presidenti i çështjeve globale të Meta-s, tha se “niveli i gabimeve në moderim është ende shumë i lartë.” Ai premtoi se do të “përmirësojmë saktësinë dhe drejtësinë me të cilën veprojmë në lidhje me rregullat tona.”

“E dimë që kur zbatojmë politikat tona, nivelet e gabimeve janë ende shumë të larta, gjë që e pengon shprehjen e lirë që ne duam të mundësojmë. Shpesh, përmbajtja e pafajshme hiqet ose kufizohet, dhe shumë njerëz ndëshkohen padrejtësisht”,tha Clegg gjatë një thirrjeje për shtyp. Ai tha se kompania  pendohet për heqjen agresive të postimeve lidhur me pandeminë e COVID-19. CEO Mark Zuckerberg i tha kohët e fundit Komitetit të Drejtësisë në Dhomën e Përfaqësuesve se vendimi ishte i ndikuar nga presioni i administratës së Biden-it.

“Kemi pasur rregulla shumë të rrepta duke hequr sasi të mëdha përmbajtjesh gjatë pandemisë. Askush gjatë pandemisë nuk e dinte se si do të zhvillohej ajo, kështu që kjo është mençuri pas ngjarjes. Por, ne mendojmë se e tepruam pak. Jemi shumë të vetëdijshëm sepse përdoruesit, me të drejtë, ngritën zërin se ndonjëherë gabojmë duke hequr ose kufizuar përmbajtje të pafajshme ose të pastër”, tha Clegg.

Komentet e Clegg sugjerojnë se, pas rritjes së shpenzimeve për moderimin, sistemet automatike të Meta-s janë bërë të pandjeshme. Shembuj të “dështimeve në moderim” u panë së fundmi në Threads, për shkak të gabimeve në heqjen e përmbajtjes. Kompania kërkoi falje publikisht pasi sistemet e saj shtypën fotot e Presidentit të zgjedhur Donald Trump që mbijetoi një atentat. Bordi i Mbikëqyrjes i Meta-s paralajmëroi për rrezikun e heqjes së tepërt të fjalës politike gjatë zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së.

Lexo edhe: Tesla s’ka të ndalur: Funksione të reja dhe përditësime të shumëpritura

Meta ende nuk ka bërë ndonjë ndryshim në rregullat e saj për përmbajtjen që nga zgjedhjet, megjithatë duket se mund të vijnë ndryshime të mëdha. Clegg i referohet rregullave si “një lloj dokumenti të gjallë dhe që merr frymë”. Kur u pyet për drekën e Zuckerberg me Trump javën e kaluar, Clegg shmangu pyetjen. Ai nuk dha një përgjigje konkrete.

“Nuk mund t’ju jap një koment për bisedat që nuk kam marrë pjesë,” tha ai për drekën e Zuckerberg me Trump. Administrata ende është në formim dhe inaugurimi nuk ka ndodhur ende”. Ai shtoi se bisedat janë në një nivel të lartë. “Mark është shumë i interesuar të luajë rol aktiv në debatet për udhëheqjen teknologjike të Amerikës.” Po ashtu theksoi rëndësinë e këtij roli, duke pasur parasysh pasiguritë globale dhe ndikimin e AI-së.

THE VERGE

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0