Rikthehen sfidat për Call Center. Italia miraton ligjin e dytë frenues

Rikthehen sfidat për Call Center. Italia miraton ligjin e dytë frenues


Sfidat për biznesin Call center në Shqipëri nuk kanë të sosur. Pas zhvillimit të theksuar për dhjetë vite rresht, sipërmarrjet (kryesisht ato që punojnë me tregun italian) po përballen me masa të vazhdueshme shtrënguese. Viti i kaluar u mbyll me dy ligje të miratuara në parlamentin italian.

Në fillim të vitit, ligji parashikonte që operatorët të prezantohen nga ku telefonojnë, ndërsa ligji i miratuar muajin e kaluar parashikon të frenojë telemarketingun, duke kërkuar pasqyrimin e prefiksit nga ku vjen telefonata, pra identifikimin e telefonatës hyrëse.

Lexoni: Cili është roli i bizneseve Call Center në Shqipëri?

La repubblica shkruan se, ‘e cilësuar si pjesë e një reforme, pritet që për herë të parë në Itali, 117 milionë numra telefoni të mund të regjistrohen në listën që i mbron nga reklamat, promocionet, kontaktet, apo propozimet e pa kërkuara’. Me ligjin e parë, qeveria italiane, synonte të shmangte ‘eksportin’ e punës jashtë vendit, ndësa ligji i dytë ka direkt në fokus mbrojtjen e konsumatorit.

Prej më shumë se një viti, në fakt kompanitë në Shqipëri janë vënë në lëvizje duke gjetur shërbime dhe tregje të tjera. Në këtë pikë duken më të favorizuara kompanitë e mëdha, ndërsa goditja rrezikon të jetë e papërballueshme për sipërmarrjet e vogla me 40-80 operatorë.

Një prej kompanive më të mëdha në vend ka kaluar në një pjesë të mirë të shërbime, në marketing dixhital, duke punuar edhe për llogari të Google, ndërsa kompani të tjera janë orientuar në zhvillimin e bursave online. Edhe në këtë rast, tregu italian duket se po kërkon mbrotjen e klientëve, duke bërë të identifikueshme telefonatën nga ku vjen propozimi për të investuar në platforma të ndryshme dixhitale.

Masat shtrenguese filluan të japin efektet negative tek ne që vitin e kaluar, ku mbi 50 sipërmarrje call center pezulluan aktivitetin. Pas industrisë fason në veshje e këpucë, biznesi ‘call center’ u bë më i rëndësishme në vend për punësimin. Në rreth 800 kompani që operojnë, llogaritet të jenë mbi 25 mijë të punësuar, sipas të dhënave zyrtare.

Lexoni: Çfarë i ndodh Shqipërisë po të mbyllen Call Center-at?

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0