Punëtorët e një qendre logjistike të shitësit gjigant “Amazon” po planifikojnë një grevë tre-ditore përpara festës së “Epifanisë” më 6 janar, kur fëmijët spanjollë marrin dhurata për pushime, sipas sindikatës së punëtorëve LAB.
Kreu i sindikatës LAB, Gotzon Mardarat, i cili përfaqëson shumicën e punëtorëve tha për Reuters se rreth 160 punëtorë në qendrën “Trapagaran”, do të planifikojnë një grevë më 3, 4 dhe 5 janar për të kërkuar paga më të larta.
“Ne duam rritje të pagave në përputhje me inflacionin, kërkojmë rritje pagash që janë më të larta se parashikimi 3% në vit deri në 2025-ën,” tha Mardarat.
Sipas udhëheqësit të sindikatës, rreth 90% e punëtorëve të qendrës u larguan, duke vonuar dorëzimin e rreth 20,000 parcelave.
Nga ana tjetër Amazon është shprehur se punëtorët në qendrën e saj kanë paga dhe përfitime konkurruese në treg.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.