Programi i “Gatishmërisë së Investimeve”, në ndihmë të të gjithë sipërmarrësve në Ballkanin Perëndimor - Business Magazine Albania

Programi i “Gatishmërisë së Investimeve”, në ndihmë të të gjithë sipërmarrësve në Ballkanin Perëndimor


Projekti EU4TECH i Ballkanit Perëndimor sapo ka nisur programin e “Gatishmërisë së Investimeve” për sipërmarrësit ambiciozë të startup-eve, që duan ndihmë financiare për të rritur biznesin e tyre.

Në trajnimin për “Gatishmërinë e Investimeve” të EU4TECH që ka për qëllim fillimin e aktiviteteve ekzistuese dhe të sapokrijuara në Ballkanin Perëndimor mund të marrin pjesë sipërmarrësit:

  • të cilët janë të përkushtuar për zhvillimin e kompanisë së tyre;
  • të cilët kanë një produkt / shërbim të ofruar ose që janë afër ofrimit të produktit ose shërbimit;
  • të cilët janë në fazën e vlefshmërisë;
  • të cilët dëshirojnë të zgjerojnë biznesin përmes investimeve të kapitalit.

Kompanitë e përfshira në këtë program dhe që përfundojnë me sukses trajnimin e “Gatishmërisë së Investimeve” do të konsiderohen se janë gati për investime dhe do të ftohen të marrin pjesë në një ditë të plotë praktike më 24 prill, përpara se të paraqiten në një auditor të investitorëve të duhur, që kërkojnë mundësi bashkëpunimi në sektorin përkatës në Beograd, më 25 Prill 2018.

Pjesëmarrja në këtë program trajnimi është e kufizuar vetëm për 35 sipërmarrës të startup-eve nga Ballkani Perëndimor dhe afati fundit për aplikim është data 28 Shkurt 2018.

Aplikimi në këtë program bëhët nëpërmjet faqes së internetit dhe është pa pagesë, gjithashtu shpenzimet si udhëtimi dhe akomodimi mund të mbulohen për disa pjesëmarrës nga projekti EU4TECH.

Për të qenë pjesë e trajnimit ose për më shumë informacion vizitoni linkun: https://goo.gl/b2BfEt

/Aida

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0