Origjina e logos së Threads krijon konfuzion -

Origjina e logos së Threads krijon konfuzion

Meta e lansoi Threads-in zyrtarisht gjatë së enjtes. Aplikacioni i ri i rrjeteve sociale ka dal në treg për të garuar me Twitter-in e miliarderit Elon Musk. Kjo platformë u mundëson njerëzve që të bashkohen the të diskutojnë për gjithçka “për atë që u intereson sot e që do të mund të jetë në trend nesër”.

Mes gjithë kësaj, shumë përdorues të internetit kanë vënë në pah se logoja e këtij aplikacioni është shumë e ngjashme me alfabetet Tamil dhe Malayalam të gjuhës Dravidian.

Disa përdorues kanë pretenduar se projektimi i kësaj logoje u inspirua nga shkronja “Ku” e alfabetit Tamil, përderisa të tjerë thanë se ajo është e ngjashme me shkronjat e alfabetit Malayalam “Thr” dhe “Kra”. Megjithatë, një numër tjetër i njerëzve dhanë argumentet e tyre duke thënë se ajo gjithashtu përfaqëson shkronjën “Om” nga gjuha Hindu.

Lexo: Update i ri: Instagram lejon deri në 4 profile për bashkëpunim

“A jam unë i vetmi person, apo është edhe dikush tjetër që mendon se logoja e aplikacionit Threads duket si  shkronja nga alfabeti Malayalam (shqiptohet si ‘thra’), e rrotulluar në 90 shkallë duke rimuar me ‘thr’ në Threads”, tha një përdoruese e Twitter.

Një person i dytë shtoi: “Logoja e Threads duket e shumë e ngjashme si shkronja Kra”.

Teksa një tjetër tha: “Si nuk e ka komentuar askush deri më tani ngjashmërinë e logos së Threads me shkronjën ‘Om’”.Është interesante se disa përdorues të Twitter madje vunë në dukje se logoja e aplikacionit i ngjante ëmbëlsirës indiane jalebi.

“Momentalisht, njerëzit po e hapin aplikacionin Threads sikur janë duke ngrënë një Jalebi në mëngjes. E njëjta energji” ishte komenti i tjetër kujt mbi origjinën e logos. “Sa herë që e shikoj logon e Threads më vjen të ha jalebi”, shkroi një nga ata që ishin konfuz.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0