Opsioni “Ndrysho” në WhatsApp mbërrin në fazën e testimit - Business Magazine Albania

Opsioni “Ndrysho” në WhatsApp mbërrin në fazën e testimit

Opsioni “Ndrysho” në WhatsApp mbërrin në fazën e testimit

Që në momentin kur Twitter shtoi opsionin “ndrysho”, kërkesat për të pasur një buton të tillë në WhatsApp janë rritur. Platforma e shkëmbimit të mesazheve ka disa kohë që punon mbi të dhe sipas “WABetaInfo”, janë bërë të ditura ndryshimet që do të sjellë ky opsion i ri.

Mesazhet e ndryshuara do të kenë një etiketë

Kur editoni një mesazh, ai do të shfaqet me etiketën “ndryshuar”. Kjo e fundit do të qëndrojë përkrah orës së dërgimit të mesazhit.

15 minuta afat

Nga momenti i dërgimit të mesazhit do të keni 15 minuta afat për ta ndryshuar, e ngjashme kjo me iMessage. Në Twitter koha në dispozicion është 30 minuta.

Aparati i marrësit duhet të jetë i ndezur

Opsioni “Ndrysho” në WhatsApp do të ketë ngjashmëri me atë të “Delete for everyone” (fshij për të gjithë). Platforma nuk do të përditësojë statusin e mesazhit nëse marrësi nuk e ndez celularin brenda një kohe të caktuar. Nuk dihet ende nëse WhatsApp po bën diçka  për të zgjidhur çështjen e njoftimeve.

Ndryshime të tjera

Butoni i ri është ende në fazën e përpunimit dhe testimit. Meta ende nuk ka bërë të ditur se kur do të jetë i disponueshëm. Gjithsesi, duke qenë se iMessage dhe Twitter janë disa hapa përpara, nuk përjashtohet mundësia që të ndodhë shumë shpejt

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0