Në rast të një Lufte të Tretë Botërore, cilat vende konsiderohen më të sigurta për t’u strehuar? - Business Magazine Albania

Në rast të një Lufte të Tretë Botërore, cilat vende konsiderohen më të sigurta për t’u strehuar?

Pas përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme, frika për një konflikt global është rikthyer në diskutimet publike. Sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj objektivave në Iran, të cilat Teherani i konsideroi si një “sulm të drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit të tij”, u pasuan nga kundërpërgjigje me dronë dhe raketa. Raportohet se disa prej tyre kanë pasur si objektiva Izraelin dhe zona të tjera në rajon, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin dhe Bahreinin. Në këtë klimë pasigurie, shumë njerëz po kërkojnë në internet se cilat vende të botës mund të konsiderohen më të sigurta për t’u strehuar në rast se një konflikt global do të shpërthente. Edhe pse ideja e një Lufte të Tretë Botërore mbetet hipotetike, analiza të ndryshme ndërkombëtare dhe renditje të bazuara në faktorë si izolimi gjeografik, neutraliteti politik dhe vetë-mjaftueshmëria ekonomike kanë identifikuar disa vende që konsiderohen relativisht më të sigurta.

Islanda

Islanda konsiderohet shpesh një nga vendet më paqësore në botë dhe renditet vazhdimisht në krye të Global Peace Index. Ishulli ndodhet larg zonave të tensionit dhe ka një popullsi relativisht të vogël. Klima e ashpër dhe izolimi gjeografik e bëjnë vendin më pak strategjik për konfliktet ushtarake.

Antarktida

Edhe pse nuk është një shtet dhe nuk ka popullsi të përhershme, Antarktida përmendet shpesh si një nga vendet më të izoluara në planet. Me një sipërfaqe prej më shumë se 14 milionë kilometra katrorë, kontinenti është larg çdo objektivi strategjik ushtarak. Megjithatë, kushtet ekstreme të motit e bëjnë jetesën aty jashtëzakonisht të vështirë.

Zelanda e Re

Zelanda e Re renditet ndër vendet më paqësore në botë dhe tradicionalisht ka mbajtur një qasje relativisht neutrale në konfliktet ndërkombëtare. Pozicioni i saj në hemisferën jugore, larg rivaliteteve të mëdha gjeopolitike, si dhe terreni malor dhe bujqësia e zhvilluar, e bëjnë vendin relativisht të qëndrueshëm në rast krizash globale.

Zvicra

Zvicra është historikisht sinonim i neutralitetit politik. Edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore vendi arriti të qëndrojë jashtë konfliktit. Terreni malor, pozicioni i izoluar në qendër të Evropës dhe rrjeti i gjerë i strehimoreve bërthamore e bëjnë Zvicrën një nga vendet që shpesh konsiderohet më pak e rrezikuar në rast konfliktesh globale.

Lexo edhe: 94.3% rritje në prodhimin Energjisë Diellore/ Çfarë po ndodh me sigurinë e energjisë, rreziqet nga konfliket gjeopolitike dhe impakti mjedisor?

Indonezia

Indonezia ndjek një politikë të jashtme që shpesh përshkruhet si “e lirë dhe aktive”, koncept i formuluar nga presidenti i parë i vendit, Sukarno. Gjeografia e saj e përbërë nga mijëra ishuj dhe qëndrimi relativisht neutral në politikën globale e bëjnë vendin më pak të ekspozuar ndaj rivaliteteve të fuqive të mëdha.

Kili

Kili përfiton nga një izolim natyror i fortë gjeografik. Vendin e ndajnë Andet nga pjesa tjetër e Amerikës së Jugut dhe Oqeani Paqësor nga perëndimi. Përveç kësaj, ai ka burime të konsiderueshme natyrore dhe një sektor të zhvilluar bujqësor, faktorë që mund të ndihmojnë në mbijetesën gjatë krizave globale.

Tuvalu

Ky shtet i vogël ishullor në Paqësor ka një popullsi prej rreth 11 mijë banorësh. Infrastruktura e kufizuar dhe mungesa e rëndësisë strategjike e bëjnë Tuvalun një objektiv të pamundur për konfliktet e mëdha ushtarake.

Butani

Butani shpalli neutralitetin në çështjet ndërkombëtare në vitin 1971, kur u bë pjesë e Kombeve të Bashkuara. I rrethuar nga male të larta dhe me një popullsi të vogël, vendi është relativisht i izoluar dhe i vështirë për t’u arritur në rast konflikti.

Fiji

Fiji ndodhet larg shumicës së pikave të tensionit gjeopolitik. Pyjet e dendura, burimet natyrore dhe një ekonomi që mund të mbështetet në prodhimin lokal e bëjnë vendin relativisht rezistent ndaj krizave globale.

Afrika e Jugut

Afrika e Jugut ka tokë pjellore, burime të bollshme uji dhe një sektor të zhvilluar bujqësor. Këta faktorë mund ta bëjnë vendin më të aftë për të përballuar ndërprerjet e zinxhirëve globalë të furnizimit.

Grenlanda

Grenlanda është një nga rajonet më të izoluara të botës. Me një popullsi shumë të vogël dhe pak objektiva strategjike ushtarake, ajo konsiderohet një zonë relativisht e sigurt në rast përshkallëzimi global të konflikteve. Megjithatë, ekspertët theksojnë se nuk ekziston një vend plotësisht i sigurt në rast të një konflikti global, veçanërisht në epokën e armëve bërthamore dhe të ndërvarësisë ekonomike. Faktorë si stabiliteti politik, burimet natyrore, izolimi gjeografik dhe kapaciteti për vetë-furnizim janë vetëm disa nga elementët që mund të ndikojnë në aftësinë e një vendi për të përballuar një krizë globale.

ET

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0