OpenAI Zbulon Klasifikimin e Ri të AI: Nga Chatbots deri te Superinteligjenca! - Business Magazine Albania

OpenAI Zbulon Klasifikimin e Ri të AI: Nga Chatbots deri te Superinteligjenca!

OpenAI thuhet se ka krijuar një klasifikim të ri që tregon nivele të ndryshme të zhvillimit të Inteligjencës Artificiale (AI) drejt arritjes së një AI superinteligjente.

Sipas raporteve, sistemi i klasifikimit të cilin OpenAI e ka ndarë me punonjësit e saj përfshin pesë nivele: niveli i parë përfshin chatbot ekzistues gjenerativë me AI, ndërsa niveli i pestë përfshin AI të përgjithshme, por mjaftueshëm të fuqishme sa për të trajtuar punën e një organizate të tërë.

Thuhet se kompania ka ndarë gjithashtu detaje të një projekti të ri që përdor modelin GPT-4 dhe demonstron arsyetime të ngjashme me ato të njeriut, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se kompania planifikon të ndajë klasifikimin edhe me investitorët dhe publikun e gjerë, megjithëse nuk ka dhënë asnjë afat kohor.

Nivelet e klasifikimit janë:

  • Niveli 1 – Chatbots: AI me gjuhë bisedore
  • Niveli 2 – Reasoners: Zgjidhja e problemeve në nivel njerëzor
  • Niveli 3 – Agjentët: Sistemet që mund të ndërmarrin veprime
  • Niveli 4 – Inovatorët: AI që mund të ndihmojë në shpikje
  • Niveli 5 – Organizatat: AI që mund të bëjë punën e një organizate

Bazuar në këtë klasifikim, niveli i parë është vendi ku janë shumica e sistemeve të sotme me AI.

OpenAI thuhet se ka arritur nivelin e dytë të quajtur Reasoners me GPT-4, megjithatë, kjo aftësi ende nuk është demonstruar plotësisht nga kompania.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0