Njësoj si Shqipëria, 33 milionë banorë në rrezik! Kush e sulmoi kibernetikisht Francën - Business Magazine Albania

Njësoj si Shqipëria, 33 milionë banorë në rrezik! Kush e sulmoi kibernetikisht Francën

Një sulm masiv kibernetik, më i madhi i shënuar ndonjëherë në historinë e Francës, ka shkaktuar që të vidhen të dhënat e gjysmës së popullsisë franceze, duke vënë kështu në rrezik 33 milionë banorë.

Dy kompani – Viamedis dhe Almerys – ofrues shërbimesh për kompanitë e sigurimit mjekësor-, ishin shënjestër të një sulmi kibernetik që ndodhi me pesë ditë diferencë në fillim të shkurtit.

Sipas ofruesit të parë, Viamedis, hakerët përdorën aksesin e mjekëve për të hyrë në sistem.

Almerys tha se hakerët nuk kishin shkelur sistemin qendror, por kishin hyrë në një portal të përdorur nga profesionistët e shëndetësisë.

Lexo: Çfarë janë sulmet kibernetike? Llojet e tyre

Dy ofruesit kanë bërë ankesa në prokurori dhe mbi rastin është duke u zhvilluar një hetim.

Mbi 33 milionë njerëz – pak më pak se gjysma e popullsisë franceze – u prekën nga vjedhja e të dhënave, e cila përfshinte detaje si “gjendja civile, data e lindjes dhe numri i sigurimeve shoqërore, emri i siguruesit shëndetësor dhe mbulimi i siguruar nga politika.

Autoritetit francez për mbrojtjen e të dhënave (CNIL), siguroi se pjesë e sulmit nuk ishin detajet bankare, të dhëna mjekësore, adresa postare, numër telefoni ose e-mail.

“Kjo është hera e parë që ka pasur një shkelje në një shkallë të tillë,” tha Yann Padova, një avokat i specializuar në mbrojtjen e të dhënave dixhitale dhe ish-sekretar i përgjithshëm i autoritetit francez për mbrojtjen e të dhënave.

Sipas Padovës, kjo është “shkelja më e madhe e sigurisë në Francë”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0