Nis digjitalizimi i dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit,tre milionë dokumente dhe imazhe - Business Magazine Albania

Nis digjitalizimi i dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit,tre milionë dokumente dhe imazhe

Tre milionë dokumente dhe imazhe nga arkiva fizike e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit do të digjitalizohen dhe indeksohen brenda vitit 2024, duke siguruar një qasje efektive dhe të shpejtë për studiuesit dhe individët e interesuar, njofton ATSH.

Procesi i skanimit dhe indeksimit të dokumenteve arkivore, ka nisur me Fondin nr.1 të Dosjeve hetimore –gjyqësore për të vijuar më tej me të gjitha dokumentet e krijuara nga strukturat e ish-Sigurimi të Shtetit për periudhën 1944-1991. Ai do të mundësojë krijimin e Arkivës digjitale të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, një arkive që i përgjigjet zhvillimit teknologjik të shoqërisë.

Shfrytëzimi i dokumenteve të skanuara, i cili bëhet nga riprodhimi i dokumenteve origjinale, shërben si kopje autentike e dokumentit origjinal, ruan cilësinë e të dhënave, zgjidh ngërçin e menaxhimin të dokumentit në kohë reale, rrit produktivitetin e burimeve njerëzore, ruan cilësinë e dokumenteve origjinale të cilat janë delikate si dhe mbi të gjithë siguron qasje më të shpejtë të përdoruesve.

Arkivat digjitale janë të rëndësishme në një botë ku informacioni elektronik ka një rol të rëndësishëm dhe zhvillohet me shpejtësi. Ata përmirësojnë efikasitetin, sigurinë, dhe qasjen në të dhëna. Indeksimi sipas fondeve dhe krijimi i dokumentit në format PDF lehtëson me tej proçesin e identifikimit të materialit.

Ndërtimi i Kartotekës me dokumente arkivore të skanuara dhe i Fototekës një arkiv i bazuar në koleksione me fotografi dhe imazhe që ndodhen në dosje, do t‘i shërbejnë studiuesit në mbështetje të projekteve me fokus të shkuarën diktatoriale.

Qasja në dokumente të ish-policisë sekrete të regjimeve totalitare është me rëndësi personale dhe e nevojshme për kërkime shkencore.

Autoriteti është institucion i pavarur, përgjegjës për mbledhjen, administrimin, përpunimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe për sigurimin e aksesit në to, në funksion të edukimit të publikut dhe bën të mundur ushtrimin e së drejtës nga çdo i interesuar për informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0